Presidenti Meta vlerëson heroin Klodian Tanushi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

0 0
Read Time:43 Second

Ditën e sotme presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” pas vdekjes heroin Klodian Tanushi.

Në postimin e tij në Facebook Meta shkruan:-

Me anë të një ceremonie solemne, vlerësova sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ushtarakun tonë të paharruar, Dëshmorin, Major Klodian Tanushi, i cili nuk kurseu as jetën në shërbim të Atdheut duke rënë heroikisht në krye të detyrës, në ruajtje të paqes dhe të sigurisë, për të na bërë të gjithëve krenarë.


Me aktin e Tij sublim, Major Tanushi lartësoi Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, si një anëtare e denjë e NATO-s, për t’u shndërruar, nëpërmjet profesionalizmit të tij të lartë dhe trimërisë së rrallë të dëshmuar, në një shembull të përhershëm frymëzimi për çdo shqiptar.
I përjetshëm dhe i ndritur qoftë gjithmonë kujtimi i Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushit. 🇦🇱

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %