Read Time:30 Second
E kishim vlerësuar takimin maksimalisht, pasi ishte e vetmja mënyrë për t’u ngjitur direkt nga vendi i parë në Superiore. Na vjen keq që gjykimet po shpërdorojnë gjithë investimin e Korabit për të realizuar këtë objektiv. Ndaj Dinamos na u mohuan dy penallti.
Fillimisht në pjesën e parë, kur kishte prekje të topit me dorë, e për habi, arbitri nuk e ka parë. Në pjesën e dytë gjithashtu, kur ndërhyrja ndaj meje ishte e gabuar, pasi më tërhoqi Boçi me të dyja duart duke më mbajtur nga bluza. Pra, jemi ndëshkuar nga arbitri dhe jo kundërshtari”, u shpreh Dida. (TvMati)