Dasma dibrane, vlerë unike e kulturës shqiptare.

0 0
Read Time:6 Minute, 40 Second

Dibra është një trevë mjaftë e njohur, ku krahas vlerave historike, shoqërore ka edhe një varg karakteristikash kulturore,të cilat e bëjnë atë një zonë me të vërtetë të pasur etnokulturore. Mes qindra vlerave që kjo zonë mbart në vetvete dasmat kamë qenë dhe mbeten me të vërtetë një nga perlat e trashëgimisë Dibrane. Ritet, traditat, mënyra se si organizohet janë me të vertetë shumë interesante dhe të bukura kur i degjon. Nga një vështrim historik mbi institucionin e martesës në Dibër shikojmë ti vihet një rëndësi shumë të madhe asaj. Në kanunin e maleve të Dibrës thuhet qartë që martesa është institucion shumë i rëndësishëm i kanunit. “Kanuni nuk pranon bashkëjetesë të një mashkulli dhe një femre në qoftë se ato nuk janë të martuar”. Kjo tregon mjaft qartë se martesa ka pasur një rëndësi shumë të madhe dhe në ato kohë. Normat shoqërore tradicionale Dibrane kishin rregulla strikte për sa i përket moralit. Kanuni i maleve të Dibrës  nuk pranonte martesat brenda fisit, rregull  ky që detyronte familjet të hetoheshin para se te lidhej një kurorë. Madje në disa zona të thella të Dibrës vajza nuk duhej të martohej as në fshatin e dajave te saj.

Dasma tradicionale Dibrane dhe jo vetëm e ka zanafillën nga fejesa. Ritetet e fejesës, te cilat përshkruheshin në këngët e dasmave Dibrane kanë të bëjnë me disa etapa, që nga shkesi, kërkesa per tu bërë miq, dhënja e fjalës, nishani i vogël, nishani i madh. Në shoqërinë tradicionale fejesat bëheshin që në djep ose pa lindur fare. Shpesh kjo e fundit bëhej në mënyrë që të ruheshin lidhjet e mira familjare ose të përforcoheshin më shumë ato. Në trevat e Dibrës përvec fejesës me shkesi egzistonte dhe ajo me dashuri. Kjo ndodhte në rastet kur prindërit e të dy palëve njiheshin mirë,ose kur në ato familje ka pasur më parë një miqësi  e cila ka qenë me nje ecuri të mirë. Dasma Dibrane mbart në vetvete një trashëgimi etnike,culture, shpirtërore e materiale të kësaj treve. Prania e shumë dokeve,bestytnive dhe këngeve argumentojnë origjinalitetin dhe integrimin e lashte të kësaj zonë, në strukturën forklorike shqipëtare.

Pas fejsësës, sipas mundësive ekonomike të familjeve caktohej data për të bërë dasëm. Prerja e “paqes”, ndyshe caktimi i kohës së dasmës bëhej gjithmonë  nga familja e dhëndërit. E lypmja e nuses, e thënë ndryshe prerja e paqes bëhej zakonisht në fillim të janarit ose për (Shëngjergj) Maj. Kërkesa për të bërë dasmën duhej të lihej me mirëkuptim për arsye të ndryshme. Për arsye ekonomike, familja e djalit e kishte detyrim që të ndihmonte familjen e vajzës duke i dhuruar mikut të ri katër –pesë dhen dhe nusja quhet e dhënme.

Pasi mbaroheshin ritualet e fejesës, arrijmë e stadin final i cili është një nga më të rëndësishmit për këdo. Dasma në Dibër merrte një tipar spektakli,me zgjatje në kohë,valle lodrash,lojra zbavitëse, zakone që pikën kulmore e kanë me ardhjen e nuses në shtëpi.  Dasëm bëhej tek të dy palët,por jo e njëtë të dy. Dasma në shtëpinë e vajzës fillonte me “natën e bojës”, natë kjo që pregatitej vajza për tu bërë nuse. Pikërisht në këtë natë vajzës i lyenin kokën me këna ose me bojë të pregatitur nga gratë më të mëdha në moshë me lëvozhgë të njomë arre. Përvec bojës vajzës i bëhej një pastrim të fytyres nga (halla,motra ose nusja e dajës) dhe vendosja e hudhrave për largimin e syrit të keq. Disa zakone të cilat ishin te domosdosshme në dasmën e nuses. Në natën e bojës, theksohet se bëhej ahang me masë,pa e tepruar. Këndohej me kufizim për arsye se vajza nuk do të jetë më me familjarët e saj.

 E kunderta ndodh në dasmën e djalit. Aty dasma fillonte më herët. Muzika, lodrat madje dhe shtënja me armë tregonte se aty ka një gëzim. Dasma fillonte me  ardhjen  e “bijave” (motrat,hallat) moment ky mjaft i rëndësishëm që shoqrohej me këngë dhe gëzim. Ato vinin që  ditën e mërkurë duke kenduar dhe bërë gati cdo detaj që duhej në dasëm. Nata e miellit ishte pikenisa e dasmës, kur dy djem të rinj nga fisi me prindër të gjallë niseshin për në mulli ku mbanin me vete një degë të njomë dhe një pushkë që herë pas here qëllonin duke lajmëruar gëzimin që kishin. Pothuajse gjatë gjithë ceremonisë së dasmës së djalit nuk ndalonin së kënduari këngë të gëzueshme dhe në raste ngacmues për nusen, dhëndërin dhe pjestarët e tjerë të familjeve respektive. Një tjetër moment kulminant në dasmën Dibrane ishte ardhja e dajallareve. Dasma merrte një karakter akoma më festiv sepse atyre u kushtohej një  rëndësi mjaftë e madhe në  dasëm. Lodrat të ndërthurura me këngë karakteristike Dibrane japin një ngjyrim tejet interesant. Dajallarët pregatiteshin mirë para se të vinin në dasëm. Ato  vinin bashkë me veglat muzikore,më një ose më shume desh (sipas mundësive ekonomike) dhe me dhurata për familjen. Dajallarët hynin në fshat me gjithë solemnitet ,hypur mbi kuaj duke u rënë lodrave dhe duke kenduar pa pushim. Atyre u bëhej një respekt më i vecantë nga pjesa tjetër duke u dhënë një rëndësi më të madhe.

Momenti kur djali bëhej dhëndër, një ditë pasi vinin dajallarët ishte një moment tjetër mjaftë interesat. Të djelen ose të ejnten në mëngjes djali bëhej dhëndër. Cdo veprim në këtë moment kryhej më këngë dhe lot. Djali bëhej gati për tu larë dhe një ë afërm rri pas dere në mënyre që të ruaje nga ndonjë dashakeq. Uji që lahet dhënderi mbushej enkas nga një vajzë e re, e pamaruar dhe me prindër gjallë. Interesant fakti që nga momenti që shkon në krua dhe deri sa të kthehej nuk duhej thënë asnjë fjalë,pra ajo duhej të qëndronte e heshtur.

Pasi kryhen të gjitha këto rite, vëmendja kthehet nga krushqit që nisen për të marre nusen. Ky akt final i dasmës duhej të kryhej patjetër me sukses.  Në shoqërinë tradicionale dhëndëri nuk shkonte me ta por në kohet me të vona po. Gjithmonë për të marrë nusen duhej shkuar numer tek dhe patjeter duhej te ishte edhe daja prezent.  Ato që merrnin përsipër të shkonin krushq duhet të ishin mjaftë të pregatitur dhe shumë dimensional. Njëri nga këto duhet të ishte i pasur sepse ndodh që për një arsye apo një tjetër gjobiteshin. Tjetri, trim dhe sypatrembur për tu bërë ballë cdo rasti. Përcjellja e vajzës nga familja e saj ishte dhe mbetet një moment i vështirë për këdo. Me largimin e vajzës përfundon dhe dasma ne derë të saj. Nusja pritet me një interes mjaftë të madh nga e gjithë njerëzit. Vjerra e saj është i pari person që e pret me dy buke të ngrohta, që simbolizon bereqetin, nje unaze në dore dhe mjaltë të freskët në mënyrë që të këtë harmoni dhe dashuri me ardhjen e saj.

Një tjetër moment mjaftë interesant në dasmat Dibrane ishte dhe mbyllja e dhëndërit në dhomë  që quhej ndryshe edhe si nata e “Gjerdekut”.  Ky rit praktikohet në fund të darkës së dasmës,. Zakonisht bëhej në orë të vona.  Nusja në dhomë shoqërohej nga kunata,vjerra apo ndonjë njeri më i afërt. Para se djali të futej në dhomë në shoqërinë tradicionale mësohej nga një mashkull më i rritur dhe i martuar se si duhet të sillej natën e parë të martesës. Ky rit shoqërohej me kenge  të karakterit ngacmues nga shoqëria e djalit duke i kënduar jashtë shtëpise. Normalisht disa herë etika shkilej por atë natë ishte e pranueshme.

Këto janë vetëm disa nga faktet interesante te kulturës Dibrane. Normalisht ajo mbart në vetvete shumë shumë se kaq. Mjaftë intelektualë janë përpjekur të nxjerrin në pah këto vlera të pazevendësueshme. Intelektualë si Xhafer Martini,Fatos Daci, Shaqir Skarra, Agron Tufa e shumë të tjerë si dhe vetë populli mbeten partizan të idesë se që Dibra dhe Dibranët vlejnë shumë më shumë se duket në të vërtët.

Përgatiti: Samet Zagradi (DibraOn.com)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %