Read Time:34 Second
Ka përfunduar numërimi i votave të 4- të qendrave të votimit të Njësisë Administrative Luzni të Bashkisë Dibër.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dominuese në këtë njësi ka qenë Partia Demokratike me 53.52 % të votave, ose 532 vota në total. Ndërkohë forcë e dytë politike në këtë njësi ka rezultuar Partia Socialiste me 39. 24 % të votave, ose 390 vota në total.
E treta është renditur Lëvizja Socialiste për Integrim, me 5.43 % të votave, ose 54 në total, ndjekur nga Partia Social-Demokrate e Tom Doshit, e cila ka arritur të fitojë vetëm 7 vota, ndërsa Kandidati i pavarur Elton Debreshi mori 5 vota.
.