Përfundon numërimi i votave të Maqellarës. Ja cila parti udhëheq garën

0 0
Read Time:35 Second

– Ka përfunduar numërimi i votave të 16-të qendrave të votimit të Njësisë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dominuese në këtë njësi ka qenë Partia Socialiste, me 45.41% të votave, ose 2185 vota në total. Ndërkohë forcë e dytë politike në këtë njësi ka rezultuar Partia Demokratike dhe koalicioni i saj, me 43.70% të votave, ose 2103 vota në total.

E treta është renditur Lëvizja Socialiste për Integrim, me 9.14% të votave, ose 440 në total, ndjekur nga Partia Social-Demokrate e Tom Doshit, e cila ka arritur të fitojë vetëm 22 vota, ndërsa Bindja Demokratike e Astrit Patozit 15 vota.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %