Është bërë shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në Qarkun Dibër. Në KZAZ 16 në Mat, shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur rreth orës 11 të paradites dhe me njësinë më të largët, Macukullin. Shpërndarja ka vijuar gjatë gjithë ditës duke u mbyllur i gjithë procesi për 50 qendrat e votimit, me ato të qytetit të Burrelit. në Klos shpërndarja e materialeve zgjedhore në Qendrat e Votimit ka përfunduar më shpejt pasi në këtë Bashki, janë 27 qendra votimi. Në të njëjtën orë ka nisur ky proces edhe në Bashkinë Dibër. Kryetari i KZAZ 19 në Peshkopi, Premtim Kryemadhi tha se procesi i shpërndarjes vijon normalisht dhe se ka nisur me njësitë më të thella siç është Lura. Kryemadhi shtoi se nuk ka probleme me komisionerët dhe se janë paraqitur për të tërhequr materialet sipas listave të miratuara më parë.
Në Bashkinë Dibër kanë të drejtë vote 56622 qytetar, të cilët votojnë në 101 Qendra Votimi. Në Bulqizë kanë të drejtën e votës 29858 qyetar, në 49 QV. Në Bashkinë e Matit kanë të drejtë vote 29416 qytetar në 50 QV. Në Klos janë 15665 qytetar me të drejtë vote në 27 QV. Në të gjithë Qarkun Dibër kanë të drejtën e votës 131 288 qytetar. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 e kanë ushtruar të drejtën e votës në këtë qark 73702 qyetar (tvmati)