Spartak Koltraka, kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Dibër

0 0
Read Time:2 Minute, 31 Second

Edhe pak momente na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 25 prillit, tëcilat po priten me interes nga të gjithë. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se mes kandidatëve, spikasin emra të rinj e me perspektivë për të ardhmen e vendit.

Personazhi që kemi evidentuar mes kandidatëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë është i riu Spartak Koltraka.

Spartaku ka lindur në fshatin Kastriot të Dibrës. Ka kryer aty arsimin 8-vjeçar, duke vijuar në qytetin e Peshkopisë shkollën e mesme në gjimnazin “Seit Najdeni”. Që në këtë stad të arsimimit tëtij, Spartaku spikat me aftësitë e tij menaxhuese në zhvillimin e veprimtarive të ndryshme rinore.

Në vitin 2003 vazhdon arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik.

Si çdo i ri, pas përfundimit të studimeve u mendua shumë herë për vazhdimësinë e kontributit të tij si ekonomist. E ku më mirë mund tëniste jetën e tij si profesionist tashmë, përveçse në vendlindjen e tij, Dibër.

Spartaku ishte kërkuesi më insistues në thithjen e investimeve tëBashkisë Dibër, ishte i riu më popullor që gjendej jo vetëm pranë tërinjve kastriotas por pranë çdo banori, në çdo cep të vendlindjes sëtij. 

Rruga e suksesit, tashmë ishte e shtruar në baza të fuqishme. Kush nuk do të ndihej krenar, kur si feedback të punës ka mirënjohjen e vendlindjes së tij. Për Spartakun, kjo ndjesi ishte motivi kryesor përtë vazhduar, tashmë për Dibrën.

Aftësitë e drejtimit të institucioneve më të rëndësishme në Dibër qëpasqyroi vit pas viti, arritën t’a vendosin në pozita mjaft të mira.

Drejtues, menaxhues me qasje bashkëkohore, i riu Spartak Koltraka, sot kandidat i Partisë Socialiste, gëzon mbështetjen e banorëve tëDibrës. Kjo mbështetje përkthehet për të në përgjegjësi të dyfishtëdhe në angazhim maksimal për të bërë më të mirën për Dibrën dhe dibranët. 

Formimi dhe rritja profesionale e tij ka ardhur gradualisht, hap pas hapi e me një qëndrueshmëri që është për t’u admiruar. Ka drejtuar disa drejtori të rëndësishme, ku përveç risive, ka arritur të bëjë tëmundur tërheqjen dhe realizimin e investimeve esenciale, ku veçojmë OSHEE DibërQendra Balneare PeshkopiSpitali Rajonal Dibër dhe së fundmi Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Dibër.

Besimi i ndërsjellë mes dibranëve dhe birit të tyre është boshti i suksesit të punës së ngritur në këto vite. 

Përkushtimi, dashuria për vendin e tij, obligimi për të vazhduar përpara me transformimin e Dibrës e vendosin sot Spartak Koltrakën si kandidat para Kastriotit të tij, para Dibrës dhe dibranëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %