Zgjedhjet vendore të Prillit 2021 priten me shumë interes nga të gjithë. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se mes kandidaëve ka emra të rinj me një cv shumë interesante dhe me një prespektivë për të ardhmen e vendit. Portali online Dibra ON bisedoi me një personazh mjaftë interesant. Biseduam me një teolog, që kandidon si kandidat për deputet për partinë Nisma Thurje dhe na tregon detaje rreth vetes dhe inisiativës që ka ndërmarrë.
- Përshëndetje Ardit. Mund të na prezantosh veten tënde pë një publik që nuk të njeh?
Përshëndetje!
Unë jam Ardit Rama, 25 vjeç dhe vij nga një zonë e bekuar si Dibra.
Kam përfunduar studimet për teolog në Universitetin e Stambollit dhe kam ushtruar profesionin e teologut në Gjermani, Shqipëri dhe në Kosovë.
- Kush janë arsyet që të shtynë për të kandiduar si delutet për “Nismën Thurje”?
Unë kandidoj për deputet në qarkun e Dibrës dhe një nga arsyet që unë e ndjej përgjegjësinë për të kandiduar për deputet është sepse Dibra është vendi më i pasur me burime natyrore por më i varfëri ekonomikisht.
Një vend ku shohim vetëm korrupsion, vjedhje, premtime të kota nga ata që na drejtojnë dhe ku zëri i qytetarëve është i zhytur dhe s’ka forcë.
Unë jam i bindur që e gjithë kjo periudhë që Dibra u drejtua nga njerëz që nuk e përfaqësojnë atë, ka mjaftuar për të bërë të qartë jo vetëm për ju por për këdo, se nëse ne lejojmë që ky vend të rrëmbehet nga njerëz që kanë mendjen vetëm si ta zhvasin këtë vend, të fitojnë për veten dhe asnjë ditë të mos mendojnë se çfarë do hanë nesër qytetarët e këtij vendi ne do kemi përgjegjësi të madhe.
Një dijetar i madh, Ebu Bekri (r.a.), ka thënë: “I dobëti prej jush tek unë është i fortë deri sa ta fitojë të drejtën e tij, ndërsa i fuqishmi i juaj është i dobët tek unë, derisa prej tij ta marrë atë që nuk i takon!”
Pikërisht si për të thënë se padrejtësia nuk duhet të jetë përcaktues i jetës sonë dhe ne duhet t’i kundërvihemi! Padrejtësia është e neveritshme dhe e dëmshme, veçanërisht kur vjen nga ata që janë në pushtet.
Pa e ndryshuar thellësisht sistemin politik në Shqipëri nuk mundet me u bërë mirë. I bashkohem karvanit të ndryshimit pas 30 vitesh që kemi ngelur në vendnumëro, me të njëjtat probleme dhe me të njëjtat sfida.
-Për çfarë zotohesh përpara elektoratit dhe pse ato duhet të votojnë Ardit Ramën?
Prandaj unë zotohem të punoj për problematikat e qytetarëve dibranë si dhe rritjen e mundësive që besimtarët e të gjitha feve të praktikojnë dhe shfaqin fenë ose bindjet e tyre individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, arsimit, praktikave dhe kryerjes së riteve pa u cënuar.
Njerëzit kanë kohë që nuk janë mësuar me parimet e larta dhe madje kanë ndaluar së besuari në të vërtetën, prandaj ju siguroj me bindje të plotë se detyra ime është të jem një person i moralshëm, të jetoj sipas të drejtës, sakrificës, punës së palodhur në shërbim të qytetarëve dhe këto janë koncepte të cilat nuk janë një frazë e zbrazët për mua, por kanë fituar një kuptim të thellë që përbëjnë gjithçka që unë mund ta quaj Përgjegjësia ime ndaj besimit të votës suaj!