Tjetër aksident ë minierën e Bulqizës. Plagoset minatori 31-vjeçar

0 0
Read Time:1 Minute, 21 Second

Një minator është plagosur këtë të mërkurë në galeritë e menaxhuara nga Albchrome në minierën e Bulqizës.

Blutë e Dibrës njoftojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 11.05 dhe se “E.B, 31 vjeç ishte plagosur gjatë punës”.

Burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije për Dibra News se i plagosuri kishte dëmtime të kraharorit dhe dyshohej për thyerje të brinjëve.

Minatori i aksidentuar është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Kompania AlbChrome –pjesë e grupit Balfin, që është koncensionari më i madh në zonën e Bulqizës, fajësoi për pakujdesi minatorin e aksidentuar. “Fadroma që po manovronte brenda në minierë ka dëmtuar strukturën armatike kuadratike me profile metalike, në zonën e Qafë Buallit. Si pasojë e kësaj pakujdesie është lënduar fadromisti E.B. Menjëherë, fadromisti i lënduar është shoqëruar për në spitalin e Tiranës, pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi avaro-shpëtues dhe mjekësor në minierë”, thuhet në reagimin e Albchrome.

Ky është aksidenti i gjashtë në tre muajt e parë të këtij viti në galeritë e Albchrome, ndërkohë që vetëm tre aksidente ishin raportuar gjatë gjithë vitit 2020.

Kushtet e sigurisë në galeritë e nxjerrjes së kromit në Bulqizë, janë problematike prej vitesh, ndërsa zona ka numrin e dytë në vend pas Tiranës për numrin e të vrarëve në aksidente në punë.

Pesë të vdekur dhe 28 të plagosur u raportuan gjatë vitit 2020 vetëm në minierat e kësaj zonë. Ndërkohë në fillim të vitit 2021 një person humbi jetën në galeritë e kontrolluara nga kompania “KACI – IF – 2012” shpk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %