Klevis Dalipi: Ja përse u largova nga Korabi

0 0
Read Time:1 Minute, 27 Second

Një vit në pankinën e Korabit dhe më pas dorëheqje, për një sfidë tjetër profesionale, të paktën kështu deklaroi atëherë. Ndërsa sot, Klevis Dalipi zbulon arsyet e largimit të tij nga pankina e skuadrës dibrane. I pranishëm në studion e emisionit “E HËNA SPORTIVE” në RTSH, trajneri elbasanas ka zbuluar:

“Kam punuar me shumë qetësi dhe drejtuesit më kanë mbështetur maksimalisht. Disa largime më bënë të mendoj pak më gjatë, sepse në periudhën e dhjetorit kisha një ofertë nga jashtë. E refuzova, me mendimn që të përforcoja skuadrën me disa element cilësore, që të konkuroja denjësisht për vazhdimësinë e kampionatit”.

“Këta lojtarë nuk erdhën në gjirin e skuadrës. Tentova të bëja hapin e madh, por dështova në këtë pistë dhe në këto moment jam pa skuadër. Por gjithmonë në mbështetje të tyre, sepse skuadra ka një vit që stërvitet maksimalisht, ka luajtur futboll, ka marrë dhe rezulate, por i duhet ajo eksperienca dhe në ndeshje të Kategorisë së Parë duhet një administrim më i mirë”.

“Korabi ka ndryshuar në krahasim me atë skuadër që kam drejtuar unë, ka lojtarë të larguar. Gjithsesi, e ka luksin për ti marrë rezultatet, sepse është një skuadër e mirëstërvitur, aq më tepër që ka një trajner me shumë eksperiencë, siç është Agim Canaj. Përsa i përket ndeshjeve të fundit, mendoj që Korabi ka bërë shumë gabime, e para në Orikum”.

“Skuadrat që pretendojnë për tu ngjitur, mund të humbasin në një përballje direkte, por mund ti rikuperojnë diku tjetër. Fusha e Orikumit nuk është e lehtë, por aty duhet të marrësh maksimumin e pikëve. Korabi ka gabuar si me Orikumin ashtu dhe me Vorën, e ka shumë të vështirë të ndjekë Dinamon apo Burrelin. Ka lojtarë, por jo me eksperiencën e duhur në këto nivele”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %