Nga: Samet Zagradi
Ajo lindi nga një familje e madhe me 5 fëmijë, me prindër që kanë bërë gjithcka që këto fëmijë të edukohen dhe arsimohen pavarësisht cdo pengese të atëherëshme. Kjo familje fali shumë dashuri, aq shumë saqë kjo dashuri dhe dije u shpërnda pa kursim breza të tërë nga nje bijë e kësaj familje. Ajo tashmë është në pencion dhe pas 38 viteve në arsim akoma ruan mirësinë, artin e fjalës dhe dashurinë e pakursyer për këdo që ajo ka pranë.
Zysh Vjollca sic e thërrasim me plot rrespekt të gjithë, u rrit në qytetin e Bulqizës deri në moshën 14 vjecare ku mbaroi arsimin tetë vjecar dhe duke qenë një nga nxënëset më të mira të asaj kohe. Për tetë vite të ajo studio në qytetin e Tiranës, ku përfundoi shkollën e mesme dhe atë të lartë . Në vitin 1978 u diplomua për “Gjuhën Ruse” dhe për “Gjuhë Letërsi Shqipe”. Në moshë fare të re ajo u punësua si mësuese në shkollën “Demir Gashi” në qytetin e Peshkopisë ku deri vitin e kaluar kur ajo mbushi moshën e pencionit. Në vitet e para ajo dha lëndën e Gjuhës Ruse edhe Shqipe, më pas Gjuha Ruse u hoq nga sistemi arsimor dhe ajo kaloi plotësisht si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe. Për 22 vite Vjollca dha paralelisht mësim në gjuhën Italiane ku ka pregatitur intensivisht dhe me një pasion galopant të gjithë studentët që iknin me studime në Itali. 38 vite në arsim nuk janë pak. Shumë breza të edukuar nga dora e saj disa nga ato i janë kthyer në kolegë.
Vjollca Kola ka punuar si mësuese në sistemin arsimor 8-vjecar, 9 të vjecar dhe në atë të shkollës së mesme duke kaluar në duar qindëra nxënës që sot janë kadro të rëndësishëm në fushën e politikës, bisnesit, mjekësisë e fusha të ndryshme të jetës. Me një dashuri nëne, ajo gëzon në mënyrë maksimale respektin e një qyteti të tërë. U dha mësim fëmijëve të ish nxënësve të saj duke ruajtur me fanatizëm seriozitetin e një arsimi cilësor me një komunikim perfekt dhe një marëdhënjë profesionisti që kurrë nuk ju zbeh nga vitet që për të mbeten vetëm numra.
– Megjithëse puna e mësuesit është një punë e vështirë atë e kam bërë me një dashuri e pasion të madh deri në ditën e fundit. I kam dashur shumë nxënësit e mi dhe mendoj që dhe ato më kanë dashur. Me forcën e shpirtit jam munduar tu mësoj atyre tu mbeten përjetë mësimet e mësuara nga unë :- shprehet me plot nostalgji zysh Vjollca për ato vite të arta që ajo ka punuar. Rerzultatet e arritura nga nxënësit e mi janë kënaqësia më e madhe si mësuese. Për këtë mund të flas shumë. Pjesa më e madhe e tyre janë bërë vetë prindër. Kam mësuar breza nga gjyshër, prindër e fëmijë.
Vjollca nuk kishte kurrë armiq, përkundrazi një staf i tërë e donin pranë vetes, për këshillat, fjalët dhe veprimet gjithmonë të matura. Gjithmonë modeste, e thjeshte dhe një karakter të butë dhe të brishtë në pamje të parë Me një fytyrë tejet miqësore bëri që të admirohej nga shumë njerëz, të rinj e të vjetër. Teknika e saj e ndërtimit dhe ruajtes së të mardhënjeve ishte dhe mbetet gjithmonë unike. Tashmë është në pencion, por këto mardhënjë kurrë nuk ndryshuan për asnjë lloj mënyre nga të gjithë ato që kishin arritur të fitonin zemrën e saj. Një zemër aq të madhe saqë brënda saj qëndrojnë të heshtur qindra kujtime, njërëz, ish nxënës me të cilët kalon duke i bluajtur në mëndje një pjesë të madhe të kohës. Miq, shokë dhe kolegë të saj shprehën dashurinë dhe konsideratënmë të madhe që kishin me fjalët që thanë për të në gazetën tonë. Bisedat për të sillnin shpesh në kujtesë vitet që kanë qënë me të si kolege, si mësuese apo dhe si shoqe unike.
Ajo tashmë jeton në Tiranë bashkë me familjen. Ditët e para të daljes në pencion thotë ajo:- kanë qenë jashtëzakonish të vështira. Vetja më dukej e gjitha bosh dhe më dukej sikur jeta ime përfundoi këtu. Shoqet dhe njerëzit e mi të afërt më rrinin pranë që të më hiqnin mërzinë dhe më kanë bërë më të lehtë kalimin e kësaj situate. Më pas më lindi nje mbese dhe kjo ishte gjëja më e mrekullueshme që mund të më ndodhte. Falenderoj cdo ditë zotin që më bëri të ndihem gjyshja më e lumtur në botë. Ajo më mbush me jetë. Tani më duket sikur kam rilindur përsëri dhe pavarësisht moshës unë nuk e njej farë atë.
Zysh Vjollca gjithmonë ka qënë një mbështetëse e fortë për të gjithë të rinjtë. Pavaërsisht viteve mbi supe ajo mbetet gjithmonë e rë në shpirt. Në cdo cast ajo ka qënë promotore e nxitjes së dashurisë për arsimin dhe dijen duke dhënë mesazhe të forta dhe duke qenë një model pothuajse perfekt për tu ndjekur. Mesazhi i saj për të rijntë është duhet të punojnë shumë, të mësojnë dhe të investojnë energjitë e tyre në arsim pasi kjo është e vetmja pasaportë e një pune dhe një suksesi në të ardhmen e tyre. Dija nuk përfundon me mbarimin e shkollës:- përfundon ajo duke na përgëzuar dhe falenderuar përzemërsisht për punën që bëjmë në promovimin e cdo vlere të harruar nga cdokush në rrethin e Dibrës. Ajo mbetet me të vërtëtë një nga njerëzit të cilët vijnë me të vërtetë rrallë.