Pёrshendetje zoti Wojtek unë jam Samet Zagradi, gazetar i portalit Dibra On (media online dhe kam disa pyetje per ju.
Dibra njihet për ushqime tradicionale shumë të shijshme ,jufkat janë prodhim simbolik i Dibrës dhe pse jo të njihet në rang ndërkombëtar dhe jo vetëm në Shqipëri.
-Si duhet të bëjmë që jufkat të njihen jo vetëm brenda por edhe jashtë,dhe të simbolizojnë zonen që i përdor ?
Samet, unë kam fëmijë, por qe nuk kemi vizituar me familjen kulturën dibrane. Unë di shumë pak për Dibrën, pёr malet shqiptare dhe pёr Shqipёrinё nё tёrёsi. Ajo çfarë di është se çfarë do të bënit për të bërë të njohur dhe për të promovuar jufkën.
Kulinaria është mjaft e rëndësishme .Të duhet të fokusohesh në produkte të vogla për të pasur arritje të mëdha. Ju në Dibër jeni të njohur për ushqimet tradicionale si :fli dhe jufka qё zona gatuani si zonё dhe janё ushqime tradicionale.
Në të gjitha promocionet, ju keni nevojë për njё lider (drejtues). Jufka është një pjatë tradicionale, e përbërë nga gjalpi, mielli, vezë dhe qumësht. Jufkat mund të bëhen në shtëpi fare mirë dhe thjeshtë.
Pjata është për turistët. Dibra ka potenciale për turistët në çdo sezon, si në dimër dhe në verë. Ajo ç’ka u nevojitet është të hyni me produkte origjinale ,me gjëra praktike dhe tё mbani fort traditёn dhe origjinalitetin e kёtij produkti.
-Çfarë duhet të bëjmë ne si qytetar që ta bëjmë brend,që ta njohin në tërë botën ,si markat e makinave mercedens-benz, në Francë apo Gjermani?Si duhet të veprojmë ne si njerëz të thjeshtë që ta brendojnë këtë produkt?
Samet, ajo ç’ka unë u sugjeroj është opsioni i pare, çertifikojeni produktin dheështë një zgjidhje e mirë për treg. Ndërsa,opsioni i dytë, sic bëhet në shtetet e bashukara tё Amerikёs, Gjeorgji e në vende të tjera të botës, promovoni pjatën e jufkave me pulë, tregoni përbërjen dhe përgatitjen.
T’ju them të vërtetën, nuk e di nëse ka shije më të mirë jufka sesa pastat italiane, pasi unë nuk i kam provuar jufkat dibrane të zonës tuaj. Por, ajo ç’ka mendoj se e bën diferencën është risku që ju si njerëz merrni përsipër për përhapjen e emrit të këtij produkti. Dhe për t’ju bërë juve të ndryshëm nga vendet e tjera, në prodhimin e jufkave në Shqipëri, rreth kësaj mendoj që duhet të kaloni një test, një provë ku njerëzit t’ju besojnë,psh siç janë makaronat me salcë domatesh, ku njerëzit janë të mrekulluar me shijen e tyre.
-Jufkat, janë në të vërtetë një produkt tradicional I Dibrës ,kam përshtypjen se jo vetëm në Dibër do të bëhet model,e në fakt është model ,shembull I mirë për t’u tregtuar.Jam shumë dakord që jufkat nuk krahasohen me benzin në Gjermani. Dikush,që ka provuar ,shprehen se jufkat kanë shije të ndryshme nga simotrat e tyre. Kemi pasur miq, që kur ua kemi prezantuar si produkt ,u ka ngjarë si pasta italiane ,por kur e kanë provuar e kanë kuptuar që është ndryshe .
*Si ta bëjmë që të tjerët ta brendësojnë këtë produkt?
Samet,le të flas pak për ndryshimin midis tregut shqiptar dhe gjerman ju them se në Gjermani jufkat nuk janë një produkt prodhues vendas apo që të njihen në rang botëror. Juve keni jufkën, e në restorant shqiptar në krahasim me atë gjerman mund të servirni në çdo vakt, si për drekë për shembull e ta kënaqni klientin apo turistin. Së pari, duhet kuptuar që të bësh jufka nuk është e thjeshtë.
Por, çfarë e bën një vend të famshëm? Them se duhet të kemi një produkt të ambalazhuar, jo makaronat por jufkat në këtë rast. Ju mund ta paketoni dhe mund ta bëjmë atë të famshme edhe jashtë. Mund ta provoni e më besoni se do keni produktivitet .Jufkën duhet ta bëni që të jetë një produkt promocional.
Ju falenderoj për atë ç’ka thatë , si për ne edhe për banorë të Dibrës ,që i kanë eksportuar jashtë Shqipërisë .
Samet,ju jap opinionin tim personal e këmbëngul që të bëni sa më shumë promocion.
A mundet Dibra të bëhet lidër pavarësisht pozitës gjeografike?
Nëse një mënyrë për të promovuar vendin tuaj është agroturizmi ,tjetra është ushqimi tradicional .Promovoni ato! Kur ju u shërbeni jufka turistëve,duhet të thoni se është një produkt origjinal .Nëse doni ta shisni në market duhet të keni një leje certifikate .
Brezi I ri duhet të merret më shumë me promovimin,tregtimin e jufkës jashtë Shqipërisë .Unë nuk di shumë shqip.Jam krenar për kulineraritetin tuaj .Ky është një produkt lokal,dhe pavarësisht kushteve gjeografike duhet të promovohen.
Ne jemi një zonë me pak eksperiencë në prodhimin e produkteve bio dhe na duhen trajnime të shumta. Çfarë duhet të bëjmë që të kemi më shumë punë fitimprurëse?
Dëgjo,Samet.Duhet të dini sa kushton eksporti I mallrave brenda dhe jashtë vendit.Ju mund të filloni të promovoni duke çuar diçka ,ndoshta një pako jashtë vendit .Mendoj që nuk kushton shumë.
Samet,nuk e di nëse keni ndonjë kulinari tjetër vendase,si psh kampingjet malore a kanë guiderë dhe t’I adresoni nëpërmjet guida e që të vijnë në bujtina për të provuar jufkat.
Së fundmi,them se bukuria e vendit tuaj është tërheqëse për turizmin ,malet janë të bukura .edhe mikpritja e njerëzve është e mirë .Shqiptarët njihen si popull miqësor në Europë. Edhe pse nuk keni prodhimin e pineve si vera , si psh në Gjeorgji ,10 vite më parë nuk dinim as vendndodhjen ,që e gjetëm me GPS ,në atë kohë nuk kishin anglishten e pastër,perfekte për të komunikuar me turistët ,por puna I bëri të zellshëm për të ecur përpara. Edhe juve ju them edhe pse nuk njiheni ende, por me jufkat si një prodhim vendas duke e promovuar do të mund të jeni të famshëm.Prandaj ,ju them: Çdo gjë e pamundur nis nga diçka e thjeshtë.”
Ju faleminderit për intervistën!Ishte kënaqësi .
Kënaqësia ishte e imja.Mbetemi në kontakt me të gjitha format e komunikimit.Shihemi!
Nese deshironi ta degjoni intervisten klikoni ne linkun e meposhtem.
https://drive.google.com/file/d/139KitTz6FUF9GJQEOBd-wiOzkOoY7UF6/view?usp=sharing
Materiali u prodhua si pjesë e projektit të mbështetur në “Diplomacia Publike 2020 Dimensioni i Ri”, duke u bashkëfinancuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë. Përmbajtja shpreh vetëm pikëpamjet e autorëve dhe nuk mund të barazohet me pozicionin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë. Projekti zbatohet nga Fondacioni i Politikave të Zhvillimit në partneritet me Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe dy OJF tjera nga rajoni ballkanik
Qëllimi i projektit është të frymëzojë pjesëmarrësit dhe audiencën që të përdorin njohuritë në lidhje me Poloninë në vendet e tyre, duke i prezantuar ata me praktika të mira interesante dhe të dobishme – si përmes takimeve të drejtpërdrejta (on-line) me ekspertë (webinars), dhe përmes prezantimeve audiovizive në dispozicion në fund të projektit. Intervistat me ekspertë polakë do t’ju lejojnë të arrini një audiencë më të gjerë me njohuritë e projektit. Intervistat lejojnë planifikimin e aktiviteteve të mëtejshme nën programet e BE, V4 dhe PL për Ballkanin Perëndimor.