Pëllumb Kaloshi, Aktori premtues i filmave të mëdhenj.

0 0
Read Time:4 Minute, 2 Second

Bisedoi: Samet Zagradi

Pëllum Kaloshi është një aktor i ri Dibran, lindur në Sinë dhe është shumë i kërkuar nga regjizorë vendas dhe të huaj. Ai nuk ka studiuar akademinë e arteve por spikat në rolet dhe në lojën e tij amatoreske. Edhe pse i ri dhe pa ndonjë eksperiencë madhore Pëllumi ka luajtur në 2014 në filmin me regji të Fatmir Kocit që u bë shumë I shikuar “Pit Stop Mafia”. Aktualisht është në mes të një projekti të madh që pritet të bëjë bujë në kinematë Shqipëtare. Sipas tij përveç aktrimit, bisnesi është një tjetër fushë ku ka dhënë frytet e tij. Ai merret me bisnesin e tregëtimit të makinave dhe së shpejti ai dëshiron të bëjë një film me tematikë pikërisht makinat. Kaloshi ka një miqësi të mirë me shumë kolegë me peshë në kastin e aktorëve të njohur  shqiptarë që  sipas tij edhe vetë e sheh veten në vend të tyre pas disa vitesh. Ai shprehet optimist dhe njëkohësisht shumë krenar që është nga i njëti vend me Skënderbeun. Ndihem krenar që jam Dibran thekson Kaloshi për gazetën tonë.

1.Pëllum, ti je një zë i ri dhe premtues në botën e aktrimit në Shqipëri.  Na thuaj dicka më shumë për veten tuaj?

Përshëndetje të gjithë lëxuesve të “Rrugës së Arbërit”  dhe ju që bëni me të vërtetë një punë të mirë për Dibrën. Unë kam lindur në një fshat të Dibrës që quhet Sinë e Poshtëme. Si cdo i ri kërkova një jetë më të mirë duke u larguar nga fshati sepse dihet tashmë jeta në fshat dhe në Dibër. U largova jashtë Shqipërisë dhe që në atë kohë nuk jam kthyer të jetoj në Sinë, por jetoj në Tiranë për të ndjekur më mirë ëndërrën timë.

2. Si ka qene fëmijëria juaj?

Fëmijëria në fshat ka qenë me të vërtetë e bukur duke shijuar cdo cast dhe cdo ditë të fëmijërisë tonë. Duke marrë parasysh mungesat ekonomike, vështirësite na ka bërë më të ndryshur dhe më të mbyllur si zonë duke pasur parasysh dhe kushtet gjeografike. Edhe sot atje në Dibër kushtet lënë për të dëshiruar  jo më në kohën time ku ka qenë shumë më e vështirë.

3. Si u gjende në fushën e aktrimit?

Eh në fakt në fushën e aktrimit jam gjendur me të vertetë krejt rastësisht. Para 3 viteve unë isha pjesë e filmit “PIP STOP MAFIA” me regji të Fatmir Kocit,  gjë e cila zbuloi për mua një pasion që në fëmijëri e kam pasur. Pasioni për aktrimin. Aktualisht unë jam pjesë e kastit të filmit më të ri aksion Shqipëtar që titullohet “ Dashuria s mjafton” me regji të Drilon Hoxhës me një kast të njohur aktorësh dhe natyrisht aktorë të rinj.

4. Sa të rëndësishme janë paratë dhe fama për ty.

Ehhh (qesh). Paraja për mua është një mjet jetese si për cdo person tjetër, por mendoj që  paraja nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë. Unë këtë rrugë e nisa për pasion jo se dua që të bëhem I famshëm apo ku ta di unë.  Normalisht që kjo rrugë do të cojë drejt famës dhe me thënë të drejtë ndihem ndihem mirë për këtë fakt, pse ta mohoj.

5. Vizitoni shpesh Dibrën?

Normalisht që Dibra është një nga dashuritë e mia, si gjithë Dibranët. Atyu linda dhe u rrita dhe u bëra ky që jam. Sa herë kam mundësi shkoj në Dibër dhe cdoher që shkoj e them me krenari që jam krenar që jam Dibran.

6. Kush janë pasionet e tjera të tuat dhe kush është Pëllumi në jetën e parditëshmë?

Pasionet e mia janë të shumta. Makinat e bukura dhe të shpejta janë një pasion me të vërtetë I madh tek unë. Aktrimi dhe futbolli janë pasionet e tjera të cilat bëjnë diferencën nga nga pasionet tjera. Unë kam një jetë të thjeshtë.  Unë jetoj në Tiranë dhe jetoj pa familjen dhe duhet të llogaritet që jetoj vetëm dhe bëj cdo punë të shtëpisë. (qesh) Mua më duhet të gatuaj, të laj,të fshij. Nuk e kam problem për asgjë, madje shpesh nxjerr foto në rrjete sociale me fshesë në dorë. Ahahahha “Voc për shpaj mo|”

7. Ke dikë që do falenderoje?

Familja është kryesorja që dua ta falenderoj sepse më ka mbështetur dhe më ka dhënë forcë për të vazhduar këtë pasion. Regjizorin dhe aktorin Drilon Hoxha  që më ka dhënë me të vërtetë një ndihmë mjaftë të madhe. Ne kemi pasur bashkëpunime dhe do kemi në vazhdim për të sjellë punë të reja dhe akoma më të bukura.  Unë poashtu dua tu them të rinjëve që të punojnë fort dhe të jenë të zotët e vetes se tyre. Ndiqni shkollat dhe pasionet tua, sepse ne qofte se nuk I ndiqni sot më vonë nuk do mundeni.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %