Faqja zyrtare e Bashkisë Dibër nëpermjet një postimi në rrjetin social Facebook dha një lajm shumë të mirë për Njësinë Administrative Tomin. Bëhet fjalë për një investim në ujësjellësin që furnizon me ujë fshatrat Pollozhan, Çetush, Rashnapojë, Dohoshisht dhe të fshatit Tomin.
Falë këtij investimi të rëndësishëm dhe jetik, zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, financuar nga qeveria shqiptare, Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane nëpërmjet KfW, do të përmirësohet ndjeshëm cilësia dhe furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e këtyre zonave.
Investimi i kryer tërësisht me teknologji e mjete bashkëkohore u përqendrua në
-ndërtimin e depove për secilin fshat
-ndërtimin e linjës së re të transmetimit
-ndërtimin e rrjetit të brendshëm
-vendosjen e matësave