KLP cakton prokurorët e përkohshëm në Dibër, Mat, Durrës dhe Shkodër

0 0
Read Time:57 Second

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen plenare të së enjtes, me anë të vendimeve qarkulluese ka caktuar prokurorët e përkohshëm në Mat, Dibër, Durrës dhe Shkodër.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, ka vendosur në mënyrë unanime të miratojë projektvendimet për caktimet e përkohshme të prokurorëve për një afat tremujor nga data 19.06.2020 deri më 18.09.2020.

KLP miratoi caktimin e Abaz Muçës, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

Po ashtu, KLP miratoi caktimin e përkohshëm të Anton Martinit, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, si prokuror të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

KLP miratoi edhe caktimin e përkohshëm të Donika Prelës, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe caktimin e Rifat Kojkut, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër./atsh

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %