Read Time:31 Second
Sot kanë nisur metrat e parë të asfaltimit të rrugës së Arbrit duke nisur nga vendi i njohur si “Rrethrotullimi i Maqëllarës”
Faqja zyrtare e Bashkisë Dibër si dhe vetë kryetari i Bashkisë zoti Dionis Imeraj postuan fotot e para të asfaltimit të këtij segmenti kaq të rëndësishëm për të gjithë zonën e Dibrës por dhe jo vetëm.
Në postimimin e tij në Facebook, Imeraj shkruan:
Shtrohen metrat e parë të asfaltit në #Rrugën e Arbërit nga Maqellara!
Dhjetëra makineri dhe punonjës janë të angazhuar në këtë proçes që po i jep formën përfundimtare kësaj vepre shumë të rëndësishme për Dibrën e dibranët!