Dhjetë gjëra pozitive që na solli Covid-19

0 0
Read Time:4 Minute, 17 Second
  • Nga: Samet Zagradi

Askush nuk e kishte menduar më parë që bota do të ndalojë së vrapuari dhe njerëzit të braktisnin cdo aktivitet që mbushnin përditshmërinë e tyre. Në fillim dukej larg, krejtësisht pa përfillëshme dhe një gjëndje e ngjashme me filmat me një imagjinatë të shfrenuar, por për pak muaj kjo gjëndje u kthye në një pandemi që paralizoi të gjithë botën. Corona virus ose covid-19 sic është emri zyrtar i përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është një sëmundje lehtësisht e transmetueshme dhe që vjen nga infeksionet virale të rrugëve të sipërme respiratore. Është një virus që paralizoi të gjithë botën dhe fatkeqësisht produkt ka miliona të prekur dhe të vdekur brënda pak muajsh. Fatkeqësisht edhe vendi jonë nuk i shpëtoi të prekurve dhe viktimave nga Covid-19 edhe përse masat për parandalimin e tij janë shumë të rrepta. Përpos mistereve, qindra anëve negative dhe pasojave që do të kemi në të ardhmen virusi corona duket se solli edhe disa anë pozitive, ndonëse të pakta në numër. Izolimi total i popullsisë për një kohë të gjatë nuk ishte një gjë e zakonshme për të mos thënë e pamendueshme më pare nga askush.


-Kjo gjë solli në shoqëri qëndrimin më të gjatë të njerëzve me njëri-tjetrin. Prindërve ju krijua mundësia për të kaluar kohë sociale dhe cilësore me fëmijët dhe familjarët e tjerë, duke qenë që rutina e përditëshme nuk u mundësonte dicka të tillë. Jeta vitet e fundit është bërë mjaftë dinamike dhe koha cilësore është mjaftë e kushtueshme. Karantina duket se po afron më shumë njerëzit në përsa i përket cështjeve familjare dhe ato njerëzore.
-Izolimi pothuajse total I transportit rrugorë, detar apo ajror. Pezullimi i fabrikave për një periudhë relativisht të gjatë, ndikoi drejtepërdrejt tek pastërtia e ajrit. Niveli I lartë i ndotjes është bërë një problem global I cili ndikon drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës së gjallsave në tokë. Ky problem dukete që është mjaftë serioz saqë ndikon në ngrohjen globale që mund të ketë pasoja të pariparueshme në tokë. Jo vetëm në nivel botëror por edhe në Shqipëri ajri ka pësuar disa ndryshime për sa i përket nivelit të pastërtisë së ajrit.
-Dashuria për natyrën është duket që është shfaqur me një interes më të lartë në kohën e karantinës. Kjo kryesisht për zonat rurale dhe ato të të paprekura nga pandemia Covid. Njerëzit vërshuan maleve duke vizituar bukuritë natyrore të cilat për hir të vërtetës në Shqipëri janë të mahnitëshme. Familjarë, grupe të ndryshme ndonëse në kundërshtim me rregulloren cdo ditë vrapojnë dhe bëjnë piknik mes gjelbërimit. Kjo gjë ka sjellë në vëmendje rëndësinë e madhe që ka fshati në vendin tonë.
-Shumë zakone të përditëshme, në dukje rutinë të panevojshëm dhe të pandryshueshme me izolimin në karantinë duket se u ndryshuan. Kafeja ekspres, xhirote panevojshme, qëndrimi për një kohë të gjatë jashtë, pirja e duhanit , takimi dhe përqafimi I njerezve të panevojshëm duket se janë zbehur. Kjo gjë ndikoi pozitivisht tek një pjesë e madhe e njerzive të cilat në të pandërgjegjshmen e tyre keto sjellje silnin besdi tek to.
-Covid-19 zhduk hierarkine dhe I tregoi botës që të qenurit njeri human dhe I shëndetshëm është pasuria më e madhe që mund të egzistojë. Teksa cdo ditë po vdesin qindra njerëz në të gjithë botën, të gjithë lutemi që shendeti jonë dhe I të tjerëve të jetë mirë.
-Besimi në zot duket që në këto kohë karantine është gjëja e vetme që kemi për të ndikuar pozitivisht në shpresën për të kaluar sa më lehtë këtë periudhë kaq vështirë. Të varfër, të pasur, të sëmurë të prekur apo jo nga covid të gjithë shpritërisht e gjejmë paqen tek Zoti.
-Kujdesi për higjenën personale është thirrja kryesore e cdo institucioni shëndetësor. Kjo është mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e infeksionit të virusit korona. Njerëzit këto kohë duket se po i kushtojnë më shumë rëndësi se më parë kujdesit për veten, higjenën personale dhe atë famlijare. Personat që janë akoma në mardhënje pune ligjërisht duhet të ndjekin në mënyrë strikte rregullat e higjenës personale.
-Karantina na ka bërë kuzhinier më të mirë, ose të paktën na ka dhënë më shumë kohë që të hamë ushqim të shëndetshëm. Shumë prej nësh që ndoshta nuk kanë pasur mundësinë dhe kohën që të hanë ushqimin që me shumë dashurin gatuan nëna në shtëpi kemi shijuar ato në mënyrën maksimale. Eksperimentimi ngë kuzhinë dhe gatimi sipas psikologëve ndikon shumë pozitivisht në uljen e stresit, që në këto kohë për hir të vërtetës ka qenë i lartë.
-Karantina kurseu disa para. Ndoshta jo për të gjithë por për një pjesë karantina duket se kurseu pak të holla nga përdtisshmëria . Kafenetë e shumta, shoping, shërbime të nndryshme që kushtojnë para ishin të ndaluara për shkak të covid-19 dhe si pasojë këto para kursyen. Kjo gjë sjell një situatë pozitive në portofolin e gjithësecilit prej nesh.
-Në kto kohë këmi pasur mundësinë të shohim më shumë filma, të kujtojëm kohët, lojrat miqtë dhe vendet ku kemi kaluar fëmijërinë. Të reflektojmë dhe të degjojmë muzike. Jemi ngopur me gjumë dhë kemi folur më shumë me miqtë edhe përse në mënyrë virtuale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %