Nga: Kesjana Kata
Ështe jo më shume se 3 km larg qytetit të Peshkopisë, ndodhet ne pjesen jugore të saj dhe bën pjesë nën Njësinë Administrative Tomin. E shtrirë hijshëm me fusha të mbjella në pjesën më të madhe të vitit, fshati Selane njihet ndryshe edhe si “hambari i Dibrës” duke qenë që pothuajse të gjithë banorë zhvillojnë kulturën e bujqësisë dhe frutikulturës.
Gjatë rrugës për në fshat shoqerohemi nga përroi i llixhave i cili na ndjek derisa i dorëzohet rrjedhës së tij, na humbet nga sytë e derdhet në lumin Drin. Infrastruktura e dobë e ka lene ne hije shkëlqimin e kësaj perle . Rruga e paasfaltuar e shuan disi dëshiren për ta vizituar por kur arrijmë atje ,pamja piktoreske e këtij fshati me jo më shumë se 60 banesa të bën të harrosh gjithë veshtirësitë e kaluara. I rrethuar me një kurorë të gjelbër dhe bimësi të shumëllojshme, ky fshat nuk ndodhet më shumë se 400 m mbi nivelin e detit. Ne ultesirën e tij, banorët kanë kultivuar ndër vite qershinë ,si fruti që u ka sjellë me shume te ardhura.
Por vend të rëndësishëm zë dhe patatja ,mollët,dardhat ,arrat gështenjat e shumë e shumë prodhime të tjera . Shtëpitë e shpërndara në kodra e fusha në bashëejetesë me pemët dhe jeshillëkun, i japin një karakter të vecantë ndërtimit të këtij fshati. Kultura ,zakonet, traditat e feja janë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme : gra e burra punëtorë e të devotshëm marrin cdo ditë kazmën e shatin në dorë për të rritur e kultivuar fruta e perime nga të cilat sigurojnë jetën. Disa të tjerë marrin rrugën e emigracionit si për të nxjerrë ca më shumë . Tek- tuk mund të shfaqen lopë a dhi që shkojnë të kullosin në livadhe. Fatkeqësisht të rinjtë po largohen ,të zhgënjyer nga investimet e pakta që janë berë në këtë vend. Sa e sa herë janë premtuar projekte për asfaltimin e rrugës ,ama kanë ngelur thjesht në letër.
Ky fshat ka më tepër se vetëm potenciale prodhuese. Shtrirja përreth luginës së Drinit të Zi mundeson nje klimë të freskët në dimër dhe të nxehtë në verë. Relievi i shumëllojshëm ,ka mundësuar rrugë për ngjitje apo edhe fusha e livadhe ideale për një piknik familjar dhe jo vetëm. Nëse jeni pasionantë për hiking, mund të ngjiteni në shtigjet e pyllit lart fshatit dhe të shijoni panoramën madheshtore që vetëm natyra di ta krijojë . Nga ana tjetër , nëse preferoni plazhin ju sugjeroj të merrni një makinë nga rruga e shtruar prej vetë njërit nga banorëve të fshatit apo të zbrisni ne këmbë për të vizituar bukurinë më përrallore të Selanes: Lumin Drin.
Është vendi ku lulet ,pemët , gurgullima relaksuese e ujit dhe qetësia krijojnë ambientin perfekt. Mund të shijoni pamjen duke u ulur në një nga stolat nën hijen e pemëve apo të konsumoni një hamburger ose një drekë tradicionale nga i zoti i dyqanit i cili do ju servirë troftën e freskët direkt nga lumi. Një ambient i përshtatshëm për cdo lloj grupmoshe ,si për notarët e thjeshtë ashtu dhe për ata që pelqejnë të sfidojnë veten me hedhje apo eksplorim të thellësive të ujit të kristaltë.
Banorët tregojnë se në afërsi të lumit ,po të ecim ca metra më tej luginës, do gjejmë disa shpella në të cilat thuhet se kanë jetuar njerëz të lashtë e madje janë zbuluar dhe mjete të jetës së përditshme si enë gatimi apo vegla pune. Këto shpella mijëra vjecare janë thuajse të pashkelura ,të paeksploruara nga njerëzit por nëse do njiheshin do perbënin një pike kyce për zhvillimin turistik te Selanes. Banorët s’janë akoma të vetëdijshëm për mundësitë që vendi ku jetojnë ofron ,por duhet bërë shumë më shumë edhe nga organet vendore që
dhe Selanes t’i njihen vlerat si një nga perlat e pazbuluara të Dibrës.