Artani është nga ata djemtë e rrallë të Dibrës, djalë i paqtë , i komunikueshëm, i qetë, njeri që ka një mirësi dhe thjeshtësi të madhe .
Me Tanin siç shumica jemi mësuar ta therrasim,nuk njihemi shumë, por , jam shumë i vetëdijshëm që pavarësisht “stilit “ të tij , që do të bëj gjëra në heshtje, pa bujë , pa deklarata, është momenti t’i them unë.
Një citat thotë:
“Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit “.
Për të ardhur në këtë moment që t’ju prezantoja Artanin, më duhej disa kohë sinqerisht.
Artani vjen nga një familje e lartë Dibrane, nga një familje e veçantë dibrane, vjen nga një trung familjeje tradicionale e me vlera që i kanë dhënë Dibrës dhe dibranëve shumë ndër vite.
Artani,
Ka lindur më 02/10 / 1975 fshatin Laçes në Dibër.
Arsimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në shkollën e mesme në Fushë-Çidhen.
Më pas të lartën, 4 vjet në Fakultetin e Drejtësisë , dega juridik , në Luigj Gurakuqi , Shkodër (4 vjeçarin të sistemit të vjetër që quhej me master shkencor 150 kredite).
Ka punuar në biznes privat 10 vite, më pas 4 vite specialist dhe përgjegjës për pikat e gazit në gjithë Shqipërinë ( ku e mbulonte i vetëm ) pranë Drejtorisë së Përgjithshme së Metrologjisë dhe Kalibrimit.
E natyrisht, një djalë punëtor, i përkushtuar shumë punës së ndershme njerëzore , por edhe asaj të një njeriu korrekt, do të merrte një tjetër detyrë të madhe , atë të Drejtor i Tensionit të lartë.
2 vite e gjysmeë për të gjithë veriun e Shqipërisë.
Pasi kreu me sukses punët e mëparshme në shërbim komunitar në zona të ndryshme të Shqipërisë , fati e deshi qe pas atyre detyrave ,iu besua një tjetër detyrë, këtë radhë edhe më e rëndësishme , në komunitetin njerëzor .
Në 11 Tetor të vitit 2018 e deri sot , Tani është Drejtor i Spitalit Rajonal të qytetit të Peshkopisë në Dibër , ne vendlindjen e tij që ai e ka dashur dhe i ka shërbyer gjithmonë me plot dashuri dhe përkushtim.
Pozicion ky i cili lidhet ngushtë me natyrën e tij dhe ua them me sinqeritet që po e kryen shumë mirë dhe me përpikmëri .
Janë tri gjëra të veçanta që Tani ka bërë në punën e tij aktuale:
1-Përkushtim ndaj çdo personi që ka nevojë për ndihmë .
2-Kthimin e spitalit në sherbim të dibranëve e jo të disa personave.
3-Njohjen e disa kritereve bazë në Spitalin e qytetit , shërbim korrekt pasi pacienti ka gjithmonë përparësi.
U shtofshin njerëzit e përgjegjshëm si Artani!
Hamdi Skeja !