Përfundoi skriningu i popullatës në Dibër
Dibër, 4 maj – Skriningu i cili realizohej në Komunën e Dibrës përfundoi dhe nga gjithsej 2342 testime, pozitiv me koronavirus kanë dal 35 persona. Këtë e deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili shtoi se aktiviteti u realizua me sukses nga ana e mjekëve amë dhe gjatë testimit – tek 35 persona analiza ka dal pozitivë. Sipas Dukës, nga 35 testet pozitive, 18 nga ato kanë qenë të diagnostifikuar si bartës të virusit, kurse 17 të tjerë janë persona të cilët kanë kaluar virusin, por që nuk kana patur simtoma, kryesisht familjar apo të afër të personave të sëmur me Covid-19.
“Dibra defakto fitoi luftën me koronavirusin”, tha Duka dhe shtoi se kjo fitore vjen si rezultat i respektimit të tërësishëm të masave preventive, distancën sociale dhe respektimin e orës policore. Por, shtoi ai, kjo nuk do të thotë se tani duhet të lëmë mënjanë këto masa. Ai potencoi se edhe në vazhdimësi duhet ti respektojmë masat në fjalë dhe të mbetemi si komunë pa probleme me virusin Covid-19.
Duka sot vlerësoi se situata e sigurisë ka qenë e qetë përveç një tentative që ka të bëjë me vjedhje dhe shtatë dibranë të cilët nuk kanë respektuar orën policore. “Presim të kemi persona të tjerë të izoluar dhe bëhet fjalë për bashkëqytetarë, të cilët kanë ardhur nga shtete të tjera dhe kanë qenë në karantinë shtetëror. Këta persona patjetër duhet të vet izolohen për dy javë”, tha kryetari i Dibrës. (koha.mk)