Drejtori i njësisë Vendore te shëndetit Publik Diber Hasan Manja ne nje interviste te dhene per mikrofonin tone jep informacion per situaten ne doganen e Bllates ne lidhje me Coronavirusin. Ai shprehet se si ne te gjitha pikat doganore ne Republiken e Shqiperise edhe ne doganen e Bllates jane mare masat nga stafi mjekesor i Dibres per te kontrolluar cdo person qe qarkullon përmes kësaj dogane. Jane ngritur grupe pune qe sherbejne me 3 turne ne masa te rrepta sigurie. Këtu funksionon edhe karantina. Persa i perket monitorimit është angazhuar nje mjek, nje ndihmes epidemiolog dhe 2 mjekë higjenistë por deri tani nuk ka pasur persona te dyshuar per coronavirusin.Drejtori i Shëndetit Publik Dibër shprehet se ne doganen e Bllates kalojne shume shtetas nga vende te ndryshme te botes, si grekë, maqedonas, anglezë, amerikanë por dhe italianë.Pavarësisht se në pikën doganore të Bllatës konstatuam se ekziton pika e karantinë, vihet re se aty mungojnë aparaturat bashkëkohore për identifikimin e personave me simptomat e prekjes nga koronavirusi, dhe personeli mjekësor operon vetëm me një termometër të thjeshtë. Nga #TvBulqiza
Shtohen masat e kontrollit në Doganën e Bllatës
Read Time:54 Second