Read Time:34 Second
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e parakohshme e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Memolla ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë pas një arresti kardiak.
Ai ka qenë në qytetin e Peshkopisë për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia. Pasi ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Memolla së bashku me kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Dionis Ymeraj ata janë larguar për të pirë një kafe aty pranë, por Memolla ka ndjerë një dhimbje në kraharor.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Peshkopisë por nuk ka mundur që të mbijetojë duke u shuar në moshën 52-vjeçare.