Read Time:46 Second
Ditën e djeshme Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e djeshme dhe ndër të tjera ka dhënë verdikte:
“4. KF Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.
- Lojtari i KF Erzeni, Djidjiwa Enock Moustapha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me bërryl në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.”
Drejtuesit e ekipit i bëjnë thirrje tifozëve të rrespektojnë normat sportive në mënyrë që ekipi të mos ndëshkohet.
Ndër të tjera ato thanë:-
Ju lutemi në vazhdim të tregojmë kulturën dhe edukatën që i karakterizon Dibranët për të mos u bërë përsëritës dhe objekt për Komisionin e Disiplinës pasi diçka e tillë do të rezultonte fatale dhe negative për ekipin!