Mund të flisni të dy shqip, por të mos kuptoheni.
Kjo nuk është ndonjë çudi pasi gjuha shqipe është shumë e pasur me dialekte e që janë shumë të ndryshme nga qyteti në qytet. Pas shkrimeve për fjalët e veçanta të Tropojës dhe Kosovës, do të shkojmë në Dibër me 10 fjalë dhe shprehje që i kupton vetëm po të rrish me një dibran.
Frushk- thikë
Fkas- thërras (do e fkas në darsëm- do e thërras në dasmë)
Tërma, theksi fundor- lart (ik tërma- shko lart)
Tahëj- tani (hec tahëj- hajde tani)
Vrejk- shpejt (hec vrejk- hajde shpejt)
Netull- fshesë (bjeri një netull shpisë- jepi një fshesë shtëpisë)
Mashtrap- gotë (nam një mashtrap ujë- më jep një gotë ujë)
Cull- fëmijë (mblidhi cullt- mblidhi fëmijët)
Lëfk- zemër (lëfka e nans-zemra e nënës)
Mshele- mbylle (mshele gjojën- mbylle gojën)