“Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë”, fillon fushata e të rinjve për turizmin e brendshëm

0 0
Read Time:2 Minute, 32 Second

Studentët e vitit të dytë master, në Kolegjin Universitar Bedër, çelën zyrtarisht fushatën e ndërmarrë prej tyre, për Shqipërinë turistike. Fushata “Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë”, u prezantua sot si një nismë që ka për qëllim sensibilizimin e shqiptarëve të vizitojnë Shqipërinë, përpara se të shkojnë jashtë vendit.

Shqipëria është një nga vendet që natyra i ka falur bukuri të pakrahasueshme natyrore dhe ka potencial për zhvillimin e turizmit të brendshëm. Ndaj, fushata është e orientuar të njohë shqiptarët me natyrën, kulturën dhe traditat, por edhe duke i njohur me problematikat, për të cilat studentë synojnë të gjejnë zgjidhje.

Të pranishëm në këtë ceremoni të hapjes së fushatës ishin edhe figura të njohura publike, përfaqësues të medias dhe aktivistë, përfaqësues nga Kolegji Universitar “Bedër” dhe shumë të rinjtë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, në Kolegjin Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Rrahim Ombashi, në fjalën e tij përshëndetëse, pasi i përgëzoi studentët për nismën e ndërmarrë, theksoi rëndësinë e pashpjegueshme mes njeriut dhe tokës së tij. Ai u shpreh se të rinjtë mund edhe do ta ndryshojnë vendin.

Teksa foli për Shqipërinë nga qielli, veterani i fluturimit Alket Islami theksoi: “Alpet shqiptare janë pjesa më e pasur e vendit tonë. Është ai segment që lidh Malësinë e Labërisë, dhe Alpet shqiptare”. A shtoi se këto alpe kanë nevojë të njihen, teksa në fund shprehu falënderime dhe suksese për nismën.

Nga ana tjetër gazetarja e njohur dhe njëkohësisht drejtoreshë informacioni në RTV Ora, Beti Njuma, pasi i përgëzoi studentët për nismën, rrëfeu eksperiencat e saj si gazetare por edhe si vizitore nëpër zona të ndryshme në Shqipëri, si Valbonë, Theth, etj. Ajo ngriti shqetësimin e betonizimit të bregdetit dhe ndërtimet e Hec-ve nëpër lumenjtë e Shqipërisë dhe sidomos në Valbonë.  Teksa fliste për fshatrat dhe bukuritë e Shqipërisë ajo tha “Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ata është  që të shkojmë atje”

Ndërsa guiderja dhe punonjësja sociale, Albiona Muçoimaj, gjatë fjalës së saj u shpreh që krahas njohjes së vendit tonë, qëndron domosdoshmëria për ta mirëmbatjur atë. Ajo e përgëzoi nismën dhe shprehu nevojën për shumë nisma të tilla për turizmin në Shqipëri.

Më tej, eksperti i marketingut dhe drejtuesi i “New media digjital”, Gerti Boshnjaku, foli për rëndësinë që ka njohja dhe vizitimi i vendit tonë, jo vetëm në periudhë pushimesh. Në fund ai e mbështeti nismën dhe iu uroi shumë suksese studentëve.

Gjatë fjalës së tyre, secili përkrahu këtë nismë duke u bërë dhe ambasadore dhe dhanë sugjerimet e tyre.

Aktiviteti u shoqërua dhe prezantimin e një video që tregon Shqipërinë e bukur, nga çdo skaj.

Fushata “Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë” zhvillohet në kuadër të lëndës Konceptim dhe Menaxhim fushatash, teksa ideohet dhe zbatohet nga vetë studentët, nën këshillimin e lektores Edlira Mali

Por gjithçka sapo ka nisur, në vazhdim do të ketë dhe aktivitete të tjera që do ju njohin me tokën tuaj, do ju bëjnë ta doni, ta vizitoni dhe ta sugjeroni. Sepse studentët duan që Shqipëria që sot bën kartolina me peizazhet e saj, nesër të bëjë turizëm të vërtetë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %