Nëse jeni aventurierë dhe sfidues i “natyrës”, nëse kërkoni të prekni nga afër historinë, vlerat, ajrin e pastër atëherë mos ngurroni të vizitoni Dibrën. Atraksionet kryesore që gjenden në zonën e Dibrës janë ujërat termale, duke e kthyer këtë zonë në një zone shumë atraktive, dhe me rritje të numrit të turistëve.
Përveç llixhave Dibra ka edhe shumë zona të tjera, si kisha, xhamia, kalaja e Grezhdanit, kalaja e Dodës, Lura. Këto atraksione gërshëtohen mjaft bukur me natyrën e bukur, me ajrin e pastër dhe kuzhinën tradicionale dibrane, të cilën turistët vendas apo të huaj mund ta shijojnë në bujtinat e shumta apo hotelet në këtë zonë malore
Turistët që kanë vizituar Dibrën, në këtë sezon kanë shprehur interes të madh për shëtitjet në vargmalin e Korabit (Hiking), shëtitjen me varka në lumin e Drinit të Zi (Rafting), ngjitjet Alpine sidomos në majën e Korabit (Climbing), peshkimin, çikilizëm e motoçiklizmi si dhe vizitat në parkun kombëtar të Lurës.
Ndërthurja e terrenit me elementët historikë, socialë e kulturorë e bën tërheqëse Dibrën. Të huaj që vijnë për ta njohur nga afër këtë qytet, janë më së shumti turistë Hollandezë, gjermanë e francezë. Gjermanët e Francezet, në pjesën më të madhe vijnë nga Kosova- Kukësi në drejtim të Tiranës dhe nga Maqedonia (Ohri- Dibra e Madhe)- Dibra në drejtim të Kukësit e pastaj në Theth ose Kosovë.
Lexo me shume
https://dibraon.com/liqenet-e-kacnise-nje-oaz-ne-maje-te-malit-mes-dibres-dhe-matit/
Një ndër zonat më të vizituara është kompleksi i llixhave duke vijuar drejt fshatrave Bellov, Rabdisht, Cerjan dhe Zagrad e në fund qytezën historike të Bellovës. Po kështu, interes të madh turistët kanë shprehur për intineraret Peshkopi- Bjeshka Cerjanit- Mali Gramës drejt Liqenit të Gramës, Peshkopi- Radomirë drejt Majës së Korabit ose me një devijim drejt liqenit të Gramës. Këto intinerare janë bërë më shumë nga të rinjtë, sidomos gjermanët dhe hollandezët, që janë të apasionuar për lëvizjet në terrene të tilla .
Aktualisht përshkruhen këto itinerare : Peshkopi- Bellova- Rabdisht- Bjeshka e Rabdishtit- Bjeshka e Cerjanit- Dhe mund të vazhdohet drejt Gramës ose kthimi në Cerjan dhe drejt Peshkopisë. Peshkopi- Melan- Ilnice- Bjeshka e Ilnicës- Mali Velivarit . Peshkopi- Radomirë- Fusha e Korabit- Maja e Korabit. Peshkopi- Arras- Lurë. Peshkopi- Maqellar- Pocest- Ujvara e Pocestit- Bjeshka e Pocestit. Peshkopi- Grezhdan (Kalaja e Grazhdanit). Peshkopi- Bugjunec- Liqeni I Bugjunecit. Peshkopi- Arras- Sinë( Muzeu Historik i Kastriotëve). Peshkopi- Maqellar- Kërcisht (Kishat e Kërcishtit.)
Sekreti i Dibrës është që aty turizmi mund të zhvillohet në çdo kohë, pra mund te shtrihet gjatë tërë vitit, duke shtuar variante të tilla si hipizmi apo skitë në dimër.
(Marre nga
https://www.spektrum.al/destiancion-dibra-e-aventurave/ )