Historia e jufkave të Dibrës

0 0
Read Time:2 Minute, 12 Second


Jufkat e Dibrës tashmë janë një ushqim që janë të njohura kombëtarisht dhe nërkombëtarisht.
Më poshtë do ju përcjell një historik të shkurtër rreth krijimit të jufkave të mbledhur nga vetë unë duke takuar njerëz të ndryshëm në zonën e Dibrës së madhe.
Jufka daton të jetë një produkt ushqimor shekullor. Ky produkt është prodhim autokton i zonës së Dibrës së madhe. Ka përbërje 100% organike me bazë miellin e grurit i bluar në mulli me ujë, vezën e pulës te rritur e të ushqyer në natyrë dhe qumësht lope te kullotur ne bjeshket e Dibrës. Pas procesit të pergatitjes jufkat priten me thikë sipas dëshirës por e mira është me një trashësi diku ke 1.5cm dhe lihen të gjata diku me një gjatësi që varion nga 10-15 cm.


Historia e jufkës është paksa interesante dhe pak sa si legjend. Mendohet që prodhimi i tyre ka filluar që në mesin e shekullit te XIV nga familjet ortodokse ne zonën e Rekes. Dibra si një zonë malore dhe me nje klimë relativishtë të ftohtë i bie që të ketë dimër diku afërsisht 5-6 muaj, dhe për rrjedhojë përgatitjet për dimër fillojnë që ne vjeshtën e hershme. Nga takimi me Efimin( ortodokse) një zonjë nga Reka e Epërme tregon që jufka (petka) ka një legjendë interesante ku tregon që mielli i grurit simbolizon bardhesin( zemergjersin dhe mikpritjen e dibranëve) , veza simbolizon berthamën (familjen) , qumshti begatin pasi eshtë tretësi dhe bën lidhjen në këtë rast, që të 3 këto përbërës shkrihen në një dhe krijojnë jufken qe del si kërc i fortë ,ku ky kërc simbolizon familjen e bashkuar dhe të shendetëshme, Efimi është diku rreth 85vjec dhe këtë histori ja ka treguar gjyshja e saj ku gjyshja e saj e kishte trashiguar nga parardhësit e saj. Po të njëjtën histori e tregon dhe Dimitra banore po aty. Pra nga historia e Efimit tregohet qartë që ky ushqim është i vjetër.
Ndërsa në Dibër të Madhe ka nje histori tjetër që tregohet për jufkat. Sipas Asimes një zonjë e vjetër që banon ne Banisht një fshat pranë qytetit tregon që jufkat janë berë si rezultat pasi kanë proteina e vitamina. Ato shërbejnë për të na mbajtur dhe ngrohtë gjatë dimrit.
Referuar ketyre dy tregimeve që ndava me ju unë arrij ne konkluzion që ky produkt tashmë është i zonës së Dibrës dhe zonat për rreth e njohin vëtem si produkt Dibran.


Gjitsesi duhet një studim me i gjerë rreth ketij produkti për ta përforcuar dhe ta ditur me të detajuar historinë e jufkave. Këto dy histori janë një gur themeli për mbledhjen e të dhënave rreth ketij produkti.

Nga: Drin Vlesha

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %