Peshkpia nder qytetet me te varfera ne Shqiperi

0 0
Read Time:2 Minute, 56 Second

Mjafton të ulesh me një familjar dhe kupton realitetin e jetesës që bëhet ne Dibër. Është për të ardhur keq sesi një vend me pasuri natyrore, me një klime favorizuese për zhvillimin e vegjetacionit pyjor, me një reliev që ndikimet e tij i jep ne qarkullimet malore luginore si dhe ne masat ajrore, me male dhe fusha nga më të ndryshmet dhe me ajër te pastër, që po keqpërdoren nga politikanët që 29 vite Demokraci. Dibra cilësohet si një ndër zonat më të varfëra të Republikës së Shqiperisë, edhe pse ka burime te mëdha natyrore për të zhvilluar ekonomine, turizmin, bujqësine dhe blektorine. Që nga viti 2014, qeveria nuk ka dhëne asnjë fond per bujqësine dhe blektorinë. -Sipas INSTAT, Dibra është qarku që merr me shumë ndihmë ekonomike nga të gjithë qarqet e tjera. Ndihma sociale për fryme eshte 800 lekë të reja. Një familje me 5 anëtarë, merr 4000 lekë të reja.

Por cfarë të bëjë një familje me 4000 lekë? Të vishet, të ushqejë familjen, t’i jap shkollën fëmijës apo t’i jap taksa shtetit. -Në qytetin e Peshkopisë jetojnë 20000 mijë banorë, ndërsa pjesa dërmuese jetojnë në komunat dhe fshatrat perrëth. Qytetarët e Peshkopisë po kalojne një periudhë të vështirë ekonomike. Ata mbijetojne duke u marrë me bujqësi, duke u vetpunsuar në biznese të vogla. Por cilat janë shkaqet që Dibranet po varfërohen çdo ditë? Shkaqet e varfërise jane:

1. Papunësia, 2.Rritja e ushqimeve të skaduara, 3. Emigracioni i fëmijës që në moshën 15 vjecare, që marrin rrugët e gurbetit sepse vendi i tyre nuk u ofron asgje dhe kjo për shkak të politikës shqiptare, 4. Diktatura nga ana e shtetit, edhe pse nga ana formale ne jemi një shtet demokratik. 5. Korrupsioni që fillon që nga qytetari me i thjeshtë dhe një sërë problematikash te tjera. – Aktivitetet kryesore ekonomike ne Dibër, përfshijnë prodhimin bujqësor dhe blektorinë. Shfrytëzimi i burimeve pyjore bëhet kryesisht për përdorim familjar, ndërsa të ardhurat e familjeve përplotësohen edhe nga grumbullimi i një sërë produktesh jo drusore nga pyjet dhe kullotat. Presioni mbi ekosistemin është në rënie vitet e fundit si rezultat i uljes së popullatës. Megjithatë, mungesa e burimeve alternative për ngrohje ka bërë që të ushtrohet një presion i madh mbi pyjet për sigurimin e lëndës së parë për ngrohje.

– Programi i qeverisë 2017- 2021 për zbutjen e varfërisë dhe rimëkëmbjes së ekonomisë në Peshkopi ishin: 1. Zhvillimin rural modern 2. Blegtori dhe Bujqësi e zhvilluar. 3. Mirëqenie për fshatin 4. Mbrojtje të bimësisë ekzistuese dhe e biodiversitetit nëpërmjet mbrojtjes me gardhime. 5. Luftë kundër gërryerjes dhe erozionit nëpërmjet mbjelljes e ndërtimit të veprave antierozive. 6.Përmirësimin e furnizimit me dru zjarri dhe prodhime të tjera pyjore të banorëve. 7. Të kontribojë në zbutjen e varferisë me investimet e parashikuara dhe të propozuara. Por a është e gatshme qeveria në një periudhe tranzicioni t’i plotesoje të gjitha këto premtime? Absolutisht që jo, sepse politikanët kanë vetëm fjalë boshe dhe mashtrime nga më të ndryshmet.

Por Domosdoshmerisht, qeveria duhet fokusuar tek mbeshtetja e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike në një mjedis të jashtëm dhe të vështirë, duke zgjeruar dhe mbështetur përfitimet sociale të vendit. Në konkluzion mund të them se kushtet stacionale, që prezantohen në këtë zonë, jo vetëm që nuk janë kufizuese për zhvillimin e grumbujve pyjore aktuale por ato janë nga më të përshtatshmet, gje që reflektohet dhe në llojshmërinë e tyre. Pra politikanët duhet të kenë të gjithë vëmendjen nga popullsia rurale sepse 50% e popullsisë e përbëjnë zonat rurale.

Albert Nesimi

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %