Një nismë origjinale është ndërmarrë nga një grup vullnetarësh. Anëtarët e “Trees for Lurë” kanë mbjellur 51 filiza në kujtim të 51 personave që humbën jetën nga tërmeti shkatërrimtar.
Në secilën prej filizave janë shënuar emrat e njerëzve që u ndanë nga jeta të martën e kaluar. Vullnetarët kanë ndërprerë për një ditë ndihmën që po jepnin në zonat e prekura nga tërmeti dhe kanë shkuar në Lurë.
“Solidarë me humbjet njerëzore të tërmetit, iniciativa shkon në emër të të gjithë atyre që nuk jetojnë më, si një përkujtim se ‘farë është e natyrës, në natyrë shkon’. Le t’i japim shpirt humbjes! PREHUNI NE PAQE!” – shkruan iniciatori kryesor i kësaj nisme Dorjan Bulku.Video Player00:0000:60
Bulku bën me dije që ata do të rikthehen në pranverë, për të rrethuar me gardhe gjithë filizat. Do të jenë 3 rrethime, ku në mes do të jenë pemët që janë mbjellë në nderim të dy foshnjave të mitura./Konica.al
Marre nga Konica.al