Sot ishte ditë zie kombëtare por në cdo qytet njerëzit nuk kanë qëndruar kot. Tërmeti I tmerrshëm shkaktoi viktima dhe qindra të plagosur bëri që shqiptarët të bëhen bashkë për ti ndihmuar. Dibranët sot dhuruan me shpirt edhe pse varfëria u ka mbuluar sytë. Një nismë qytetare e marrë nga qendra “Tradita Dibrane” embështetur nga Bashkia Dibër, Mediat Lokale të Dibrës, DibraON.COM, Këtu mblidhen Dibranët, Dibraexspress.com dhe shumë faqe të Dibrës u mblodhën paketa ushqimore, fonde, batanie dhe veshmbathje gjë e cila tregon se qytetarët dibranë dhanë një ndihmë sado të vogël për të prekurit nga tërmeti.
Në cadër në bulevardin kryesore dhe një pikë magzinimi tek dyqani i “Tradita Dibrane”, kanë mbledhur ndihma për te prekurit nga termeti.
Një një prononcim të qytetarëve ato theksojnë:- Zemra plot🙏 Faleminderit Dibra ime🙏 Sot cdo qytetar dibran kontribuoi per tju ardhur ne ndihme familjeve te prekura. Cdo dhurim shoqeroj me sy te perlotur e zemer te thyer😢 Me urimin qe te mos kete me viktima e te gjithe te lenduarit te sherohen sa me shpejte! Bashke jemi me te forte!