Jemi prej mishi e gjaku. Solidarizohuni me ne

0 0
Read Time:1 Minute, 46 Second

Jemi prej mishi e gjaku. Solidarizohuni me ne
Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen e njëri – tjetrit, për një mbështetje morale, shpirtërore. Sot dikush humbi njerëzit më të shtrenjtë në një tërmet famëkeq, më i egri në 40 vitet e fundit.
Ora shënoi vetëm 03: 35 minuta kur të gjithë u dyndën jashtë banesave, ata që mundën në fakt, sepse shumë të tjerë u mbuluan nga rrënojat e banesave të tyre, dikush doli nga aty i plagosur, dikush ende struket ende aty me ose pa jetë duke i dhënë shpresë një familjari apo të afërmi që ene po frymon, e dikush tjetër doli pa jetë. Djaloshi i vogël i cili doli nga rrënojat e gjyshja e tij humbi jetën duke e mbrojtur, tjetër kush sapo kishte lënë burgun për të shijuar lirinë që nuk e shijoi kurrë…. E të mos përmendim më tej qindra familje të tjera, të cilat humbën të shtrenjtët e tyre…
Pa fjalë, totalisht pa fjalë… jo vetëm unë, mbarë Shqipëria, Kosova e të gjithë ata që u solidarizuan me ne.
21 tërmete me rradhë… të gjitha të fuqishme dhe shaktërruese… Çfarë mund të bëjë dikush që në shtëpi ka një person invalid?! Po dikush që ka një fëmijë të vogël i kapluar nga paniku dhe pyet se çfarë po ja tund shtëpinë, që përqafon fort të ëmën e tij duke u munduar që gjasme ta mbrojë me ato duar të vockla?! Ato prindër që me telefona në duar dridheshin për të marrë një përgjigje për fëmijët e tyre që nuk kanë një sinjal në telefon?!
Sot më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë… Jemi njerëz, jemi prej gjaku… Jemi vëllezër dhe motra të një kombi… e nese nuk jemi të një kombi çfarë??? Është një fatkeqsi natyrore dhe duhet t’i lutemi zotit të na mbrojë, të na japë forcë, e mbi të gjitha të mbetet me kaq. Jeta është e shenjtë. Sot s’duhet të fajsojmë askënd, sepse gjithsecili sado i fuqishëm ekonomikisht apo pushtetar, u shkund nga tërmeti, e ndoshta dikush nga këta edhe humbi jetën…
Lutemi për më të mirën për kombin tonë….

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %