Bie “Zogu” te fitojnë ca klikime mediat më të mëdha të vendit. Fatkeqësisht dhe mjerisht është gjendja ku ka rënë niveli dhe besueshmëria e pushtetit medias. Mjafton të përdoret një fenomen, personazh i rëndomtë pa ndonjë interes mediatik apo interes per popullin mediat apo poralet zhglyhen duke gënyer dhe mosrrespektuar asnjë kusht që duhet të ketë etika gazetareske. Gënjeshtrat, skandalet , skupet, keqpërorimi i I imazhit të personave pa kriter mediat në ditët e sotme po humbasin seriozitetin apo qëllimin e krijimit të medias.
Rasti më I fundit ishte arestimi i një pseudopersonazhi mediatik të krijuar nga hici I cili u arrestua me akuzën e prostitucionit. Prej gati një jave këto media nuk lanë foto pa nxjerrë, lajm pa gënjyer vetëm për të pasur disa klikime më shumë. Kjo gjë po përhapet jo vetëm nga mediat rurale të dorës së dytë por edhe nga portalet apo mediat me pushtet të madh në zonë.