A është familja shqiptare në krizë?

0 0
Read Time:4 Minute, 15 Second

Nga: Samet Zagradi

Shoqëria shqiptare vazhdimisht po përjeton faza të ndryshme tranzicioni të cilat shfaqen dhe përjetohen në mënyra të ndryshme. Idetë e “modernizimit” dhe të qenurit “IN” ose në modë ndikuara nga shtetet e tjera vijnë në shoqërinë tonë të transformuara duke krijuar përplasje me tradicionalen tonë. Modelet e kopjuara shpesh gabim nga vëndet më të zhivlluara apo personazhet shërbejnë si urë transformimi të sjelljeve negative që shpesh i shohim tek të rinjtë dhe adoleshentët që ky brez po rrit. Nga e gjithë bota e modernizimit, shoqëria jonë në tranzicion duket se po merr anët më të errëta të fjalës modernizim.  Balzak thotë që familja do të mbesë gjithmonë themeli i një  shoqërisë ndërkohë që familja shqipëtare si pasojë e këtyre ndryshimeve globaliste po përjeton një krizë të thellë.

Funksionet e familjes në tërësi po ndryshojnë në mënyrë shumë të shpejtë. Kapitalizmi dhe lufta për mbijetesë duket sikur ka ndryshuar raportet ekonomike, sociale, kulturore apo fetare. Rolet familjare dhe ato autoritare në të shumtën e rasteve maskiliste duket se po zbehen si pasojë e ndikimeve nga rrymat e vëndev të tjera. Ajo cka vihet re në familjet shqiptare dhe që duket disi pozitive nga këto ndryshime është forcimi e rolit të gruas në shoqëri.

Kohët e fundit duket sikur roli i familjes pak nga pak po zbehet nga klishetë dhe kornizat tradicionale dhe nga rëndësia që dikur kishte në formimin e një shoqërie të pastër me norma të larta morale dhe njerëzore. Faktorët ndikues janë  jashtëzakonisht të shumtë dhe ndryshimi i ritmit të jetës mbetet një nga më të rëndësishmit. Puna me orarë të zgjatura dhe lodhja më e madhe fizio-psikosociale e  bën më pak të pranishme në familje figurën e prindit duke bërë që koha sociale e familjes të jetë më e paktë në sasi. Fëmijët, kryesisht në zonat e populluara dhe më të zhvilluara  figurën e nënës e lidhin me dodot apo në shumë raste me gjyshet e tyre. Mungesa e prezencës prindërore e bën famijën më të pasigurt dhe të ngurtë në mardhënjet familjare dhe ato shoqërore.

Familjet shqiptare duket se po përjetojne një krizë të fortë komunikimi dhe një lum ndryshimesh për një kohë shumë të shkurtër. Përdorimi në masë i teknologjisë ka pasur efektet e saj në marrëdhënjet familjare duke i bërë pjestarët më individual dhe si rrjedhojë komunikimi i cështjeve familjare janë më të rralla.  Kjo bën që fëmijët dhe prindërit të jenë indiferentë ndaj të mësuarit dhe zgjidhejve të problemeve të cdo lloj fushe qofshin ato.  Po ashtu teknologjia pak nga pak po zëvendëson dashurinë prindërore duke shërbyer si mjet në dukje prefekt për menaxhimin dhe kujdesin e fëmijëve. Shkolla si institucion nuk siguron e vetme cilësi në mësimnxënjen e fëmijës nëse prindërit nuk përpiqen të punojnë me fëmijët e tyre pas mësimit. Kjo gjë sjell uljen e rezultateve të mira në shkollë dhe jo vetëm. Puna me fëmijët përmirëson ndjeshëm performacën e tyre dhe i bën ato qytetarë më të ndërgjegjshëm gjë e cila  ndodh shumë pak në shoqërinë tonë.

Dëgjojmë vazhdimisht një gjuhë të egër, totalisht të papërshtatëshme për një fëmijë, mosrrespekt ndaj mësuesit, prindërit apo sjellje agresive në pjesën më të madhe të brezit që po rritet.  Kjo gjë vjen si pasojë e modeleve negative që bota e internetit, teknologjisë dhe televizionit u servir tek të rintjë. Bota imagjinare e rrejteve sociale bën fëmijët kërkues ndaj perfektes, më dembel dhe një kopjë e mirë e modeleve të shëmtuara që vazhdimisht shfaqen dhe dëmtojnë familjet tona.

Dhuna në familje mbetet problem shumë shqëtësues në familjet shqiptare  dhe sipas sondazheve shifrat e familjeve që  ushtrohet të paktën një lloj dhune janë të frikshme. Ky fenomen mbetet shumë shqetësues pasi familja është baza e një shoqërie e cila më pas transmetohet nga brezi në brez. Varfëria dhe papunësia mendohet që janë faktorët bazë që prodhojnë dhunë në familjet shqiptare për tu pasuar më pas me faktorë të tjerë. Divorcet mbeten një tjetër faktori rëndësishëm që tregon se familjet shqipëtare po përjetojnë një krizë të thellë. Shkaqet më të shpeshta që një familje përjeton divorcin fillojnë nga dhuna, ndryshimet në karakteret e familjarëve, tradhëtia, homoseksualiteti, vështirësitë ekonomike, bixhozi, droga, steriliteti i njërit partner, xhelozia, karrjera, egoizmi etj. Divorco ndikon në mënyra të ndryshme në të gjithë anëtarët e familjes, ndërsa goditja më e fortë e këtij fenomeni bie mbi shpinën e fëmijëve.

Problemet në familje nuk janë të reja, as të sapodëgjuara. Ato janë të vjetra sa vetë njerëzimi prandaj në kushtet tona të sotmë nuk mund të pretendojmë një shoqëri pperfekte, të pastëer dhe pa asnjë lloj problemi. Ndryshimi i kohërave ndryshoi dhe modelin e familjes shqipëtare   duke sjellë të mira dhe gjëra negative. Megjithatë të gjithë në familje, shkolla, kpështe, institucione fetare dhe shtetërore duhet të bëhet përpjekje maksimale për edukimin, mbrojtjen  nga sjelljet e dëmshme, ruajtjen e harmonisë, eduaktës, rrespëktit, dashurisë për punën, traditave dhe vlerave njerëzore. Duhet të kemi durim për kalimin e problemeve shoqërore, familjare të cdo lloj madhësie qofshin ato. Puna me fëmijët është si një parcelë me grurë. Cfarë do të mbjellësh atë do të korrësh!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %