Deputetja e Partisë Socialiste të rrethit të Dibrës, Almira Xhembulla dha sot një lajm shumë të mirë për arsimin dhe nje nga shkollat me traditë të hershme në Dibër sic është shkolla Petagogjike Nazmi Rushiti.
. Gjatë një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook znj. Xhembulla tha se :- Sot në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik gjatë dëgjesave për projektligjin ”Për Buxhetin e Vitit 2020”
Një nga investimet e parashikuara nga Ministria e Financave është edhe rikonstruksioni i shkollës profesionale “Nazmi Rushiti”
Një investim shumë i kërkuar dhe i nevojshëm.
Ky lajm gëzon këdo pasi kjo shkollë realisht ka nevojë për investim dhe për ti rikthyer asaj vlerën dhe shkëlqimin e dikurshëm.
Shpresojmë që punimet të fillojnë shumë shpëjt dhe shkolla petagogjike “Nazmi RUSHITI” të marrë një pamje sic e meriton.