Ai që hap një derë shkollë, mbyll një derë burgu:- thotë Hygo dhe besoj që askush që din vlerën e shkollës nuk mund ta kundërshtojë këtë shprehje. Dibra nga historia tregon që është një trevë bujare dhe arsimdashëse duke nxjerrë personalitete me një rëndësi të mëdha në vend dhe jo vetëm.
Kujtojmë dibranin Haki Stërmilli mjeshtrin e letrave dhe të cilin shumë vite pas vdekjes, diku në vitet 1964-1965 e nderuan duke i vënë shkollës së re të zonës së Melanit emrin e tij, shkollë kjo që edhe sot gëzon një rrespekt vecantë për profesionalizmin gjatë gjithë kësaj kohe.
Shkolla 9-vjecare “Haki Stërmilli” ndodhet në Njësinë Administrative Melan dhe është një nga të shumtat shkolla “Model” për zonën e Dibrës, nisur kjo nga serioziteti, profesionalizmi, dashuria dhe vlerat njerëzore të stafit si dhe kushtet e mira që kjo shkollë fatmirësisht ka.
Ajo nisi aktivitetin petagogjik rreth dy vite pas ndërtimit ku në atë kohë quhej “Shkolla 7-vjecare Haki Stërmilli” dhe fillimisht aty bënin mësim vetëm tri klasë, klasa e pestë, e gjashtë dhe klasa e shtatë që për kohën ishte fundi i arsimit të detyrueshëm. Në këtë shkollë vinin nxënësit e fshatrave përreth të cilët kishin mësuar arsimin fillor në fshatrat Grevë, Pjece, Pjekë duke përfunduar në Melan arsimin e detyrueshëm.
Për kohën që ishte kjo shkollë kishte fatin të kishte mësues të një cilësie të lartë si Safet Zhulali, Xhevdet Tusha, Flamur Bardulla, Arjan Kadiu, Myrteza Baboci dhe shumë të tjerë. Drejtuesi i parë i shkollës ishte Fitim Dani duke pasuar më pas ndër me drejtues si Ismail Erebara, Musa Bulku, Besim Xhika, Kimete Kata, Idriz Bulku, Lulzim Fida, Zahide Rama, Hazis Mani, Rina Istrefi si dhe drejtoresha aktuale Jolanda Rama. Në vitet 1970 u kthye në shkollë 8- vjecare deri ne vitin 2008 kur sistemi arsimor I detyrueshëm ishte 9-vjecar. Gjjatë gjithë kësaj perjudhe deri në ditët e sotme kjo shkollë kaloi breza të shumtë nxënësish, shumë prej të cilëve kuadro dhe shumë të suksesshmëm në fusha të ndryshme.
Shkolla 9-vjecare “Haki Stërmilli” Melan tashmë prej disa vitesh gëzon një ndërtesë të re, me kushte shumë të mira mësimidhënje dhe zotëron disa kabinete si ai i Biokimisë, Matematikës dhe Fizikës që për hir të vërtetës nevojiten edhe të tjerë. Me një staf prej 22 mësuesish dhe 5 shkolla vartëse kjo shkollë dita diës po preket ashtu si të gjitha shkollat në Dibër nga largimet e shumta dhe pakësimi i numrit të nxënësve si pasojë e lëvizjes së popullsisë dhe rënjes së numrit të lindjeve. Ky fakt po bëhët shumë shqetësues saqë shumë shkolla në fshatra të thellë rrezikon klasat kolektive deri në mbylljen e shkollës. Pjesmarrëse, organizuese dhe fituese e shumë aktiviteteve dhe konkurseve, shpeshherë mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Haki Stërmilli” kanë pqrfaqësuar qytetin edhe jashtë zonës së Dibrës.
Aktivitetet sportive, kulturore, historike të shoqëruar me lojra dhe muzikë janë pjesë të mësimit të përditëshme të nxënësve krahas mësimeve dhe planit mësimor që shkolla ka. Një nga inisiativat më interesante dhe më e bukur që nxënësit e shkollës së Melanit ndërmorën ishte mbjellja e rreth 100 pemëve në komunitet duke dhënjë një mesazh sensibilizues për mbrotjen e mjedisit. Ky aktivitet u mbështet nga prefektura Dibër dhe pati një impakt shumë pozitiv në komunitet.
Një vëmendje e madhe në këtë shkollë dhe komunitetin ku shkolla “Haki Stërmilli” ndodhet i kushtohet fëmijëve me aftësi ndryshe duke u ofruar ngrohtësi dhe mbështetje të pakushtëzuar në mënyrë që ato të ndjehen komod dhe të barabartë me të tjerët.
Jolanda Rama, drejtoreshë prej 6-vitesh e kësaj shkolle flet me superlativa për nxënësit, mësuesit dhe punën e palodhur që në bashkëpunim me komunitetin. Bashkëpunimi me komunitetin na e bën më të thjeshtë dhe produktive punën me fëmijët. Klima pozitive brenda stafit është një tjetër pikë e fortë për suksesin dhe shpalosjen e vlerave dhe vyrtyteve tek nxënësit e kësaj shkolle:- shprehet drejtuesja aktuale e kësaj shkolle.
Aktualisht në këtë shkollë mësojnë 236 nxënës nga fshatrat Ilnicë, Melan, Trepcë, Pjece dhe Pjekë numër ky dy herë më i vogël se 25 vite më parë. Një nga mësueset më të vjetra të kësaj shkolle tregon se të gjitha klasat ishin paralel dhe nxënësit ishin më të shumtë në numër.
Nxënësit që vijnë nga këto fshatrave transportohen me furgonë pranë fshatrave përkatës duke e bërë më të sigurt mirëqenjen dhe transportin e fëmijëve.
|Nga: Samet Zagradi|