Problemet me të cilat përballemi çdo ditë, marrëdhëniet komplekse, tranzicionet në personalitet çojnë shpeshherë në mendime negative. Janë keto mendime negative të vazhdueshme që çojnë në stres.
Stresi nuk dëmton vetëm gjendjen psikologjike por gjithë trupin tonë. Në bazë të kësaj hipoteze u ngritën shumë kerkues të cilët vertetuan disa teori të cilat dëshmojnë se ndjenjat negative që përjetojmë në jetën e përditshme mund të sjellin dëme në gjithë shëndetin tonë.
Është zbuluar se një stres i vazhdueshëm shkakton probleme dhe çrregullime të medha jo vetëm në tru por edhe në zemer. Duke përfshirë kështu goditjet dhe sulmin në zemër, ku rreth 23% të rasteve të sëmundjeve të zemrës, thuhet të jenë shkaktuar nga stresi.
Gjithashtu sipas studimeve, rreth 80% e sëmundjeve të rënda mund të përkeqësohen nga stresi.
Kur jemi në stres ka gjasa të shtojmë në peshë si pasojë e lëshimit të hormonit kortizol që rrit dëshirën për të ngrënë. Stresi shkakton dhimbje koke dhe migrenë. Gjithashtu tensionon mendimet dhe ngadalëson kujtesën, ndikon në rënjen e flokëve, rrit nivelin e sheqerit në gjak, si dhe gratë të cilat kanë stres të rëndë dhe afatgjatë kanë rreth 12% më pak shance për të mbetur shtatëzënë. Ndikon në tretje, tension të lartë të gjakut, probleme me lekurën si dhe plakje të parakoshme.
Këto dhe shumë të tjëra janë problemet që sjell stresi. Ndaj duhet të marrim masa që ndjenjat tona negative të mos zgjasin shumë që të kalojnë në stres e më vonë në çrregullime të tjera.
|Melisa Shehu- Psikologe|