” Varfëria nuk është natyrale , është krijuar nga njeriu dhe mund të zhduket nga aksioni i njerëzve humanë . Të heqësh varfërinë nuk është një gjest dhurimi , është një akt drejtësie :- thotë Nelson Mandela.
Pikërisht sot që shënon “17 Tetori” – Dita Ndërkombëtare e urisë “gjithsecili prej nesh mund të bëjë diçka për tu kthyer atyre buzeqeshjen, për tu ndjerë mire, të vlërsuar e pjesë e shoqerisë.
Sot Qeveria e Nxënesve e shkollës “Myslim Shehu” në lagjen Kamen në bashkepunim me organizatën Kryqi i Kuq, organizuan shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë në zonë e Kamenit. Nisma të tilla na bëjnë të ndihemi mirë dhe të solidarizohemi për njëri-tjetrin.
Kujtojmë që nisma të tilla kemi hasur shpesh të ndërmara nga të rinjtë, organizata dhe vullnetarë.