Kadri Birja: Korabi dhe tifozëria më bëri të ndjehem dibran

0 0
Read Time:1 Minute, 52 Second

Protagonostët gjithmonë mbeten protagonistë, pavarësisht vendit dhe situatës në të cilën ndodhen. Po flasim pikërisht për portierin e ekipit dibran, Kadri Birja që në çdo stërvitje, ndeshje apo kohë sociale me skuadrën bëhet gjithmonë protagonist për të ngritur moralin dhe harmoninë e grupit.
I dashur me çdo tifoz, qoftë ai dhe në moshën 7-vjeçare ai ka arritur të integrohet mjaftë mirë me Dibrën dhe dibranët, madje ai thotë se unë ndihem si djalë i atij qyteti me kaq shumë vlera.
Ish portieri i Dinamos, Shkumbinit dhe Luftëtarit,  30- vjeçari Birja prej 2 vitesh po kalon një kohë mjaftë të mirë dhe po e ndihmon ekipin duke marrë shumë rezultate pozitive dhe shumë herë duke qenë deçisiv në ndërhyrjet e tij.
Në një intervistë eksluzive për DibraON.com ai na tregon më shumë rreth vetes, planeve të tij objektivave që ka bashkë me drejtuesit për ardhmen e klubit të Korabit.

Portieri i Korabit, Kadri Birja

Unë ndihem mirë, ndihem si djalë  dibre dhe jam shumë i kënaqur njerëzit këtu. Ato janë shumë mikpritës dhe e duan me të vërtetë, pa kushte ekipin, edhe kur ne humbim. Kur jam në fushë shoh shumë tifoz dhe mendoj që shumë ekipe e kanë zili tifozërinë tonë. Ato na japin shumë shtysë:- shton me tej numri një i portës së Korabit.

Kush ka qenë të paktën një herë në stadium ku luan Korabi, vështirë se mund të mos e ketë dëgjuar zërin e tij potent, forcën dhe mbështetjen që ai jep për ekipin, sidomos kur ato janë situata të vështira.

I pyetur nga DibraON.com për gjëndjen e skuadrës në këto momente ai na thotë:- Kemi ardhur deri këtu pas një pune mjaftë të madhe të stafit tonë. Kemi bërë një  punë mjaftë të mirë dhe  falë punës së profesor Dorjan Bubeqit, Donald Meziu dhe Besnik Beqiri që bëjnë një punë profesioniste dhe një pregatitje model. Harmonia në ekip është mjaftë e mirë dhe sigurisht kjo na ndihmon shumë të jemi më objektiv në ekip. Për mua shokët në skuadër, stafi drejtues tifozëria dhe familja ime sidomos motra ime Dafina më japin zemër dhe vuajnë me mua pas çdo humbje:– përfundon Kadri Birja, portieri më interesant i kategorisë së parë në Shqipëri.

Pregatiti: Samet Zagradi |DibraON.com|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %