Korabi “merr hak” ndaj Besëlidhjes përpara dibranëve të tij

0 0
Read Time:1 Minute, 33 Second

Të fitosh është një ndjenjë e bukur. Të fitosh përpara publikut tënd, pas një humbje dhe aq më tepër kundër atij që të shkaktoi humbjen e parë në kampionat, është me të vërtetë një detyrim dhe kënaqësi për skuadrën e zemrës së dibranëve i cili sot triumfoi sot ndaj Besëlidhjes.

Takimi i sotëm ishte në kuadër të Kupës së Republikës dhe vjen pas një humbje në kampionat pak ditë më parë.
Takimi nisi me pa shumë grind nga të dy skuadrat. Pjesa e parë u mbyll në barazim ndërsa goli i dibranit Oli Merdini, ish lojtar i Kf.Korabit dhe blerja më e re e Besëlidhjes hapi rrugën e golave për miqtë në minutën e 62-të. Gjashtë minuta më vonë dibranët barazuan rezultatin me mbrojtësin Bekim Dida, më pas në minutën e 80-të i sapo futuri në lojë i riu Gjongecaj pas një gabimi të portierit mik i dhuron fitoren ekipit tonë.


Drejtuesit e stafit të ekipit tonë për portalin DibraON u shprehën:- Ishte një fitore karakteri, kemi dominuar takimin ndaj një ekipi pretendent si Besëlidhja. Duhet të kishim kaluar në avantazh që në minutat e para me Skukën, Dobrën e Mziun por loja na rezervoi surpriza, një keqkuptim i portierit me mbrojtësin na bën të pësojmë gol në goditjen e parë në portë. U detyruam të fusim në lojë dy sulmues, Xhebrahimi dhe Gjongecaj dhe duke sulmuar arritëm të gjejmë golin me mbrojtësin Dida. Stoli dhe skuadra arritën të reagojnë në mënyrë perfekte duke bërë gjithçka mirë. Jemi të kënaqur që takimi i parë hapës përpara publikut Dibran u fitua.
Kjo fitore i shërben si motivim për lojtarët, stafin teknik dhe për publikun i cili është lojtari i 12-të në fushë. DibraON ka qenë partneri kryesor dhe do jetë pranë ekipit duke përcjellë tek publiku çdo informacion të saktë përsa i përket skuadrës së KF.Korabit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %