‘Do më njohë Arlind Pasha se kush jam’/ Vrasja që tronditi Bulqizën, e paralajmëruar 1 vit më parë

0 0
Read Time:1 Minute, 2 Second

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me autorin e vrasjes së Arlind Pashës në Bulqizë. Mësohet se autori, Fatjon Keta një vit më parë është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës.

Gjatë rrugës, ai i ka deklaruar personelit që e shoqëronte në spital se  “do të më njohë Arlind Pasha se kush jam unë”. Të njëjtën deklaratë kërcënuese Keta e ka bërë edhe për 5 persona të tjerë, shokë të viktimës, Arlind Pasha.

Mësohet se dy muaj më parë, Keta ka tentuar të godasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja. Po sipas informacioneve të marra ai ishte përdorues i lëndeve narkotike dhe person i dhunshëm në familje.

Si ndodhi vrasja

Fatjon Keta goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha teksa ky i fundit ishte duke ecur në trotuar.

Për shkak të plagës së marrë nga një goditje e vetme e thikës, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Vetëm 1 orë e 30 minuta pas ngjarjes 20 vjeçari Fatjon Keta u arrestuar nga policia në Lagjen e Re të Bulqizës.

Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë, mësohet se familja e autorit është larguar nga Bulqiza pasi jetonte në të njëjtën lagje me familjen e viktimës

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %