Sherr me thika në Bulqizë, vdes në vend i riu 21-vjeçar

0 0
Read Time:52 Second

Një 21-vjeçar është vrarë me thikë në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje, rreth orës 10:00 në shëtitoren në qendër të qytetit.


Policia thotë se viktimë ka mbetur Arlind Pasha, rreth 21 vjeç.
Nga raportimet bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.


Autori i krimit është 22-vjeçari i identifikuar si Fation Keta, i cili dyshohet se ka probleme mendore, për të cilin policia është vënë në ndjekje.
“Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën“, sqaron policia në njoftimin zyrtar.


Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.


/bulqiza.info/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %