0 0
Read Time:2 Minute, 17 Second

Nga Alban Tufa

Siç pritej, edhe Dibra, u përfshi në rradhën e qyteteve të cilat tashmë kanë nisur të festojnë festat e birrës. Fill pas Festës së Çlirimit, Buvardi i Peshkopisë u dynd nga birraritë dhe birrëtarët, duke festuar të ashtuquatjurën “Festa e Miqësisë”, emër i gjetur nga komanitë e rekalamave të cilat bëjnë fushatat marketing të kompanive të birrës.

Duke qenë se populli nuk merr vesh edhe aq nga fushatat P.R apo marketing të kompanive të ndryshme mund të gënjehet dhe ta marrë si festë, duke festuar disa vite rresht deri sa të harrohet kush e nis dhe krijohet një mit feste. E megjithatë, problemi (sepse unë e mendoj si të tillë) shtrohet në dy rrafshe: politik dhe etik.

Së pari: Në Romën e Lashtë dhe në Antikitet, perandori, për t’i mbajtë masat nën tutjuz, pra për t’i mbajtë të zëna me punë, jepete urdhër për duele gladiatorësh, deri sa njëri vdiste, dhe për të fliej përgjatë një kohe të caktuar, mandej ia niste apet, dhe apet derisa koha kalonte dhe me problemet nuk  merrej askush. Edhe në Dibër po ndodh e njëjta gjë.

Dibra (dhe Shqipëria) po boshtatiset, të rinjtë nuk kanë punë, në disa fshatra nuk ka ujë të pijshëm, në disa tjerë nuk ka ujë për vaditje, për disa tjerë nuk ka treg dhe për të tjerë nuk ka as bukë të hanë, ndërkohë në Bulevard hahen qofte dhe pihet birrë. Njëherë Festa e Çlirimit, pastaj Festa e Birrës, dhe kushedi ç’pritet më tej, por me hallet e dibranëve nuk merret njeri.

Fundja disa kanë nevojë veç të pinë birrë me ose pa lek, mandej daltë ku daltë. Thoshte im gjysh; “Atë që t’i lutesh Zotit, atë të jep”. Ndoshta për aq po luten disa.

Së dyti: Në një vend ku njerëzit kanë dy pare mend në kreje, mundohem që rininë ta arsimojnë, ta edukojnë, ta punësojën, dhe jo ta qesin trakut duke i festuar festa birre.


Tashti unë Festën e Miqësisë të festuar veç me birrë, imagjinat ime e mbrapsht e imagjonon edhe kështu: nja dy shokë, miq, pasi kanë pirë nga 10-15 birra (aq pinë mesatarisht nëpër dasma) dhe janë bërë aq xurxull sa me zor iu mbajnë këmbët, i kthehen njëri-tjetri, shaj dhe karraveshi shpulla surratit.  Pasi ngopen mirë e mirë me të shara dhe me birrë, shkojnë dhe mbushin gropat e banjove të tyre dingas me (tashmë jo) birrë. Po pse more zotërinjë, për kaq po vuante rinia dibrane?  Po pse more, kështu ju i jepni shtysë rinisë? E megjithatë, njeriu është ajo çfarë ha thotë një poet shumë i mirë.

Absurde shqiptare: nuk ke të pish ujë, nuk ke ujë të vadisësh, nuk ke as punë, ndërkohë ke birrë për të festuar bulevardeve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %