Teksa vendi është mbuluar nga dëbora dhe reshjet vazhdojnë në pjesën më të madhe të vendit, Autotiteti Rrugor i Shqipërisë, njofton ndër të tjera: “Në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e kalueshme me zinxhir. Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.”
“Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit – Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi – Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir” thuhet në njoftimin e ARRSH-së.”
Peshkopi-Maqellare dhe Maqellare-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir. Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori njofton ARRSH