Klubi futbollisik Korabi zhilloi ndeshjen miqësore të rradhës me Luzi 2008 dhe arriti të marrë fitoren 3-1.
Loja u mbizoteruar nga lojtarët e Korabit që nga fillimi i përballjes, edhe pse Luzi 2008 është një skuadër e cila kërkon të ngjitet nga Kategoria e dytë. Golat për skuadrën tonë u shënuan nga Raza e Skuka në pjesën e parë ndërsa Kapiteni Karaj 3 fishoi në pjesën e dytë
Përballja ishte dinamike dhe skuadrave iu dha mundësia për të parë pikat e forta dhe të dobëta në këtë prag nisjeje të kampionatit. Nga ana tjetër dibrani Merdini shënoi për miqtë
Interesant mbetet fakti që Luzi 2008 në përbërje ka ish-lojtarë te kategorisë së parë dhe ish-lojtarë të Korabit si Veliaj, Baholli dhe Merdini
Në këtë fazë përgatitore pak para nisjes së kampionatit, Korabi ka planifikuar miqësore të the. E para është të shtunën me Tërbunin dhe e dyta të mërkurën e ardhshme me Dinamon.
Dibraon.com