Kush ishte Halil Alija dhe lufta e tij kundër komunizmit?

0 0
Read Time:1 Minute, 23 Second

Halil Alia ishte bashkë luftëtarë i Abaz Kupit. Ai bashkëpunoi me vëllezërit Markagjoni në luftë kundra Komunizmit, dhe për këtë arsye largohet nga Dibra dhe merret në strehim tek Gani Kryeziu, Bashkë me djalin e Kryeziut shkojnë në Rusi për studime pas 6 muajsh, kthehet në Kosovë dhe i tregon Gani Kryeziut se shkolla në Rusi nuk ishte për ta.

Aty Halil Alia njohu regjimin komunist të Stalinit dhe u betua se do ta luftojë Komunizmin në Shqipëri dhe ashtu bëri deri në vdekje. Në mbledhjen e fundit të Nacionalistëve në Shkodër me Hasan Isufin dhe vëllezërit Markagjoni, ishin Opozita e fundit me armë. Edhe pse Halil Alisë iu ofrua largimi i tij nga Shqipëria bashkë me familje, nuk dëgjoi të largohet por të luftoi deri në frymën e fundit. Ashtu bëri dhe e pagoi me jetë.

Në një fjalim tek varret e Dalihasanit në Peshkopi tha që të gjithë këta që po ndihmojnë në ardhjen e Komunizmit në Shqipëri, sa të jem unë gjallë më lartë do të jenë në rrangun Komunist. Po pata fatin e të vritem dhe të jap jetën për Shqipëri, ata që ndihmuan e më vranë mua dhe ëndërrën e Shqiptarëve për një Shqipëri të lirë, fill pas meje e kanë vendin.

Forcat Komuniste në Dibër e kanë pasur shumë të vështirë kur Halil Alia dhe Miftar Kaloshi ishin në Dibër. Haxhi Lleshi, Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj, edhe merrin ndihma nga Jugosllavia, prap nuk ia dilnin të merrin Dibrën prej vendalinjëve. Historia e Halil Alisë nuk ka të sosur. I përhershëm qoftë kujtimi i tij e i gjith atyre qe humben jetë në lufte kundra Komunizmit.

Nga Ergen Alia

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %