Nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit 17 të shoqëruar nga policia e Bulqizës

0 0
Read Time:1 Minute, 18 Second

Nisja e një investimi për ndërtimin e ujësjellësit Peladhi,ka sjellë përplasje mes firmës  ndërtuese me  banorët e fshatit Zerqan.Banorët nuk kane lejuar punimet pasi sipas tyre nuk eshte është bërë transparenca mes banoreve dhe bashkisë.Ata  e kanë  kundërshtuar me force kete projekt i cili ka të bëje me shfrytëzimin e burimit të ujit që ndodhet në “Zabelin e Madh” në fshatin Zerqan .Per ketë policia e Bulqizës ka shoqëron 17 banore të fshatit Zerqan në komisariat pasi pak ditë më parë banorët nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit  për fshatin Peladhi. Një nga të shoqeruarit ishte edhe kryeplaku i fshatit Zerqan Olsi Gurra, i cili  tha se u  jemi drejtuar disa herë institucioneve me peticion qe ne vititin 2017 dhe se nga ana e e tyre nuk kemi marrë asnjë pergjigje.Janë cenuar disa lloje ligjesh shprehet kryeplaku i fshatit,pasi burimi i cili ndodhet ne Zabelin e Madh   eshte shpall zone e mbrojtur qe ne vitin 2002,si dhe fshati Zerqan,ështe futur ne projektin e 100 fshatrave nga ana e kryeministrit Rama.Sipas banorëve të fshatit Zerqan të cilët janë mbledhur para komisariatit në mbështetje te banorëve te shoqeruar shprehen se  marrja e ujit është një grabitje, ata shprehen se për ndërtimin e ujësjellësit bashkia nuk është konsultuar me banorët,Mentor Lala i cili aktualisht është edhe keshilltar pranë bashkisë Bulqizë shprehet se projekti për marrjen e atij vendburimi nuk është miratuar sa herë që është propozuar. TvBulqiza

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %