Situata në Dibër kritike por nën kontroll.

0 0
Read Time:57 Second

Situata e motit në vendin tonë mbetet në gjëndje të rënduar për shkak të rreshjeve të shumta të dëborës. 

Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu dhe Shefi i policisë rrugore Admir Tupja në mesnatë ishin në majën e Qafës së Buallit, pasi aty është dhe situata më kritike për këtë qark. Prefekti raportoi për ekipet në terren dhe zonat me problematike.

Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu:- tha se pavarësisht situatës së  rënduar rrugët janë mbajtur të hapura. Janë mbi 32 mjete borëpastruese fadroma, kripore që kanë mbajt rrugët të hapur. U bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të mos dalin ën terren nëse nuk e kanë të nevojshme, shoferët të përdorin zinxhirë meqënëse situata është e rënduar”.

Shefi i policisë rrugore Admir Tupja tha se kemi 60 forca policie në terren nga Kalaja e Dodës deri në Shkopet, nuk kemi akse të bllokuara. Kemi pasur problem në Qafë Ulëz për shkak të daljes nga rruga të dy mjeteve”.

Po ashtu Drejtoria Arsimore Rajonale  Dibër ditën e sotme më datë 10 dhe ditën e nesërme datë 11 Janar ka pezulluar mësimin për arsye të reshjeve të dendura të dëborës.




Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %