Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,, ka dekoruar tre këngëtarë të muzikës popullore.
Fjala është për Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin, të cilët kanë kontribuar ndër vitesh me muzikën e tyre.
Kjo u bë e ditur nga vet presidenti përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.
“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, shkruan Thaçi në postimin e tij.
Presidenti po ashtu ka dekoruar edhe disa artistë të tjerë për kontributin që kanë dhënë në fusha të ndryshme të artit. /Telegrafi/