Read Time:31 Second
Natën e sotme të datës 5 korrik 2019 bulevardi “Elez Isufi ” në Peshkopi kishte më shumë gjallëri se netëve të tjera. I mbushur përplot me njerëz dhe me të rinj që po festojnë natë më të rëndësishme të jetës së tyre siç është nata e maturës.
Siç është bërë traditë maturantët e qytetit, (këtë rradhë të gjimnazit “Said Najdeni”) përpara se të nisen në ambjentin festues të maturës bëjnë paradën në bulevard. Të pranishmit ishin të shumtë në numër duke filluar të afërmit e tyre, qytetarë kuriozë dhe turistë të cilët nuk nguruan të bënim foto dhe të shijojnë këtë eveniment.