Sipas një raporti të brendshëm të UNICEF të bërë nga Fondacioni i Fëmijëve , vendi i punës nuk po i përshtatet pritshmërive të vlerave me të cilat femijët dhe familjet duhen trajtuar.
Ndërkohë që drafti ITF (Tasf Forcë e pavaruar) tregoi se stafi i organizatës ndihej krenar për punën në organizatë dhe në të njëjtën kohë stafi pranon se ka ofendime të cilat anashkalohen pa u ndëshkuar. Charlotte Petri Gornitzka, zv/drejtoreshë ekzekutive në UNICEF i dërgoi një letër stafit së bashku me raportin në të cilën thuhej se: “Task Forca ka arritur në përfundimin se ka grupime brenda stafit të cilat ndjejnw se janë viktima të kulturës “ne dhe ata “
“Drafti raporton se mbështetja disfunksionale e dhënë nga sistemet e dizenjuara për të dhënë çeqe dhe balanca nëpëmjet ushtrimit të autoritetit, ka çuar në shtimin e stresit, acarime mes stafit, gjë që ka çuar në nivele të ulëta të besimit ndaj menaxhimit” vazhdon letra e Gornitzka.
“Një kulturë bullizuese dhe ofenduese”
Në intervista të ndryshme me Devex, të gjitha gratë që folën me kusht anonimitetin, për të mbrojtur sigurinë e karrierës së tyre, e përshkruan si një mjedis në të cilin kultura e “të fortëve” triumfon. Ngacmimet dhe bullizmi po shtohen dita ditës, si dhe presioni për të punuar në orare të tejzgjatura.
Ata që ja kanë dalë të jenë në krye të organizatës thonë se presioni nuk u pakësua në momentin që arritën pozicione më të larta.
Një ish punonjëse shprehet se “ka një dimension gjinie aty, unë nuk isha pjesë e të fortëve…dhe as nuk u përpoqa të isha.”
Drejtoresha ekzekutive, Henrietta Fore mbikqyri Task Forcën e pavarur në vendin e punës, si dhe diskriminimet gjinore, ne gusht të 2018. Task Forca drejtohet nga Debrework Zewdie, ish drejtues i Bankës Botërore të programit HIV/AIDS; dhe Purnima Mane, ish presidente dhe CEO e Pathfinder International. Kjo e fundit ka kryer më shumë se 350 intervista të stafit, në rang rajonal dhe në botë.
Raporti i këtij drafti ka identifikuar problem të shumta kulturore në të gjithë organizatën globale, si përshembull, favorizimi, mungesa e besimit mes drejtuesve dhe stafit, por edhe fshehja e sjelljeve të papranueshme në vendin e punës.
Ky draft shërben si një kujtesë për nevojën që ka kultura për ndryshim, gjë që ka ndikuar edhe në proçesin e ndryshimeve në UNICEF.
Në raportin e saj TASK FORCA dha më shumë se 10 rekomandime se si UNICEF mund të përmirësojë kushtet e punës përmes: një menaxheri të ri, kushte më fleksible, fillim investigimesh për rastet e dhëna.
Këto kushte u pranuan të gjitha nga UNICEF duke ndryshuar personat në krye dhe duke reformuar mekanizmat e ngacmimeve në punë dhe incidenteve të bullizmit.
UNICEF tashmë ka ndërmarrë veprime për të përmirësuar kulturën e vendit të punës gjatë 18 muajve që kur Henrietta Fore u bë drejtor ekzekutiv. Zëdhënësi i UNICEF, Christopher Tidey është shprehur se organizata për të cilën punon ka reformuar mekanizmat e raportimit për ngacmimet dhe abuzimet duke hequr kufizimet kohore gjatë së cilave dikush duhet të paraqesë një kërkesë pas një incidenti të ndodhur.
Adresimi i rregullave arkaike
Sipar raportit të Task Forcës, barazia gjinore dhe abuzimi seksual, janë dy prioritete të António Gutieres’, kreut të Kombeve të Bashkuara. Agjensitë e Kombeve të Bashkuara po punojnë fort për zgjatjen e lejes së lindjes, ofrimin e suportit për fëmijët, dhe arritjen e barazisë së lejes së lindjes.
Jo të gjithe punonjësit e raportojnë situatën si toksike, por si hapësirë për njerëz ambiciozë dhe inovatorë. Njëri prej tyre thotë se krahasuar me organizatat e tjera UNICEF është më progresivja.
Një tjetër thotë se këto probleme ishin aq të dukshme sa nuk ishte e nevojshme të viheshin në pah nga një raport. “Pëmbledhja e raportit muk thotë asgjë për sakrificat, keqtrajtimet dhe diskriminimet të cilat gratë kalojnë në këtë sistem mizogjenik, qellimi i të cilit është i sabotuar si nga stafi ashtu dhe nga menaxhimi.”
Një ish-punonjësh është shprehur se është abuzuar seksualisht për një vit. Ai thekson se UNICEF interesohet më shumë për të pastruar emrin se sa për problemet me të cilat njerëzit janë përballur.
“Shumë nga rregullat janë kaq arkaike dhe të gjitha janë shkruar në kohën kur Organizata Kombet e Bashkauara ishte thjesht një grup burrash diplomatë, të cilët kalonin nga një post në tjetrin, gratë e të cilëve rrinin në shtëpi. Tani po e shohim këtë organizatë ndryshe nga koha në të cilën rregullat u formuluan, dhe fatkeqësisht ato rregulla nuk janë përditësuar”tha në intervistë, Shreyasi Jha një këshilltar i politikës gjinore në UNICEF.